A do te fitoje Arber Xhaferi nje milion dollar?

Skopje Oct 9, 2000

AIM Junior Tetove, 07.10.200

Gjykata themelore në Shkup është duke zhvilluar procedurën gjyqësore ndaj publikimeve denoncuese të gazetares Mirka Velinoska, për të vërtetuar se publikimet e saja në gazetën dyjavore në gjuhën maqedone ' Start ', përbëjnë shpifje apo jo ndaj Kryetarit të Partisë Demikratike Shqiptare, Arbër Xhaferit. Kohë më parë në një shkrim të botuar në gazetën Start, Mirka Velinovska , shkruan se Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbër Xhaferi, ka pranuar një shumë prej një milion dollarësh, nga një kompani amerikane të quajtur ' Braun and Rut '. Kjo shumë e të hollave sipas autores së shkrimit i destinohet, Xhaferit për të e shkatëruar Republikën e Maqedonisë. Këtë tekst, Arbër Xhaferi e ka cilësuar si shpifje ndaj personalitetit të tij dhe ka ngritur aktpadi ndajë gazetares Mirka Velinovska. Deri më tani gjykata ka zhvilluar tri seanca.

Janë të ralla rastet kur organet gjyqësore në Republikën Maqedonisë kanë si lëndë shqyrtimi një problem specifik që karakterizonë punën e gazetarit. Plasimi i informacioneve të paargumentuara që drejtohen ndaj një personaliteti dhe që lënë pasoja të ndryshme morale dhe materiale , sipas rregullativës ligjore mund të konsiderohen si vepra penale për shpifje të bëra nëpërmjet mjeteve të informimit publik. Në raste të këtilla gazetari mund të denohet me para ose deri në një vitë burgim. Arbër Xhaferi , thotë se teksti i botuar në gazetën Start, bazohet në dokumentacione të falsifikuara që kanë për qëllim njëllosjen e personalitetit tim.

Analistët vlerësojnë se në shtypin maqedon hasen shpeshë shpifje ndaj personaliteteve të ndryshëm. Por ato janë denoncuar në të shumtën e rasteve po nëpërmjet shtypit dhe jo nëpërmjet procedurave gjyqësore. Sipas juristit , Valentin Pepelugoskit, në nenin 16 të kushtetutës së Maqedonisë , garantohet e drejta e gazetarit për të aritur deri tek informacioni, respektivisht liria e pranimit dhe transmetimit të informacionit. Por , sipas tij në praktik ndodhë që këto rregullativa të keqëpërdoren, vecanërisht, tani pas heshtjes informative kur kemi shumë mëdiume të shkruara dhe elektronike. Shumë prej këtyre medimeve kanë financier të njohur me programe politike, që në njëfarë mënyre kushtëzojnë reshtimin destruktiv të mediumeve.

Gazetarja, Mirka Velinoska, para një ligji që sic vlerësojnë gazetarët maqedon ende në shumë segmente mbanë elemente nga ish sistemi, mronë tezën se Arbër Xhaferi është 'pronarë' i njëmilionshit të dhënë nga Kompania amerikane ' Bran and Rut'. Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Arber Xhaferi, ka vendosur të paditë gazetaren Milka Velinovsken, pasi që sipas tij e gjithë kjo është bërë e njohur se bëhet fjalë për shpifje që është realizuar për qëllime të tjera. N ë këtë rast bëhet fjalë për një biznismen nga Tirana me të njëjtin emër dhe mbiemër, që me të vertetë ka pranuar këtë shumë të të hollave nga kompania amerikane , 'Braun and Run'. Lidhur me këtë rast Arbër Xhaferi , thotë se në gazetarinë maqedonase është inkuadruar një delirë për mashtrim të paskrupullt, ndërsa nga mashtruesit më të mëdhëjë është gazetarja Mirka Velinovska dhe gazeta e sajë ' Start ', që sipas tij është derivat i përcudtshëm i strukturave të Ministrisë së Punëve të Mbrendëshme. Sipas , Xhaferit gazetarët e këtillë në vazhdimsi lëshojnë gënjeshtra për Partinë Demokratike Shqiptare me qëllim që ta ulin rejtingun e saj tek elektorati shqiptarë. Në bazë të fakteve që ekzistojne , thotë Xhaferi, ne nuk kemi nevojë që të sjellim dëshmitarë të rinjë, por do të plotësojmë cdo kërkesë të gënjeshtarëve që të tregojmë se ata me të vërtetë ishin gënjeshtarë dhe ishin të thirur me qëllim dhe jo pa qëllim. ' Organet gjyqësore në këtë rast nëqoftëse nuk do të jenë korekt do të ballafaqohen edhe me faktorin ndërkombëtarë , për shkak se perfaqësuesit e kompanisë amerikane 'Braun end Rut ' e dinë shumë mirë se nuk bëhet fjalë për mua , dhe nëse gjyqësia maqedone vendos ta fshehë këtë të vërtetë, atëher ky institucion do të ballafaqohet me institucionet ndërkombetare'.

Advokati, Arben Gola është mbrojtësi i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Arbër Xhaferit, lLidhur me rastin në fjalë theksaoi se pas teksteve të Mirka Velinovskës, ku sulmohet personaliteti i Arbën Xhaferit është shumë normale që ndaj tij të ngritet padi. 'Arbër Xhaferi, personave të këtillë u jepë mundësi që të kërkojnë falje, por meqë kjo nuk ndodhi, Arbën Xhaferi detyrimisht inicoi aktpadi në gjyq, padi private penale ndaj gazetares Mirka Velinoskës. Sipas Advokatit, Arben Gola, në seancat e zhvilluara gjyqësore, gazetarja Velinovska ka ofruar argumentet e saja. Një fletushk ku ishin të shënuara këmbimet e telefonave si dhe një fotokopje e kontratës ku figuronte emri i Arbër Xhaferit. Qëllimi i fundit i Arbër Xhaferit , thotë Advokati nuk është që të gjykohet gazetarja Mirka Velinoska, por qëllimi kryesorë është që nëpërmjet këtij gjykimi të vërtetohet se Kryetari i PDSH-së , nuk ka kurfar lidhjesh qoftë financiare apo politike me rastin në fjalë. ' Është shumë e qartë se bëhet fjalë për një person tjetër me emrin Arben Xhaferi dhe se Kryetari i PDSH-së nuk është i involvuar'. Unë , thotë advokati Arben Gola e kamë takuar personin e vërtetë , i cili ka pranuar këtë shumë të parave. ' Ne kemi insistuar që ai person të dëshmojë para gjyqit, por për momentin ai refuzonë këtë kërkesë për shkaqe të tija personale. Unë besoj, thotë advokati, se prezenca e tij nuk do të jetë e domosdoshme, por megjithatë do të ishte shumë efektive dëshmimi i tij para gjyqit, me crast do të mjaftonte ta njoftojë gjyqin për identitetin e tij, për këtë, zotriu nga Tirana ka një obligim moral që të paraqoitet para gjyqit'. Me këtë , thotë advokati Arben Gola, dëshirojmë tu bejmë me dije opinionit më të gjërë se gazetarët të cilët botojnë tekste pa fakte dhe argumente mund të paditen nga ai që i është shkatuar dëmi. Në këtë rast, thotë Gola, nuk kemi të bëjmë me një person të thjeshtë, por kemi të bëjmë më një kryetarë të një partie politike i cili ka aritur kulminacionin në politikën e cila zhvillohet në Maqedoni e më gjërë.

Kjo procedur gjyqësore kalonë në dy faza. Faza e parë është padia kundër autorit të tekstit. Ndërsa, pas mbarimit të kësaj faze , sipas avokatit Arben Gola, me kërkesën e Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Arbër Xhaferi, mund të kërkojmë dëmshpërblim nga revista Start. ' Në qoftëse hymë në procedurën e dytë dëmshpërblimi nuk do të jetë më i vogël se njëmilionshi i lansuar nga gazetarja Mirka Velinovska'. Në shtypin maqedon, janë botuar disa shkrime ku thuhet se Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Arbër Xhaferi është ai që duhet të mbrohet. Mirëpo Advokati Gola, thotë se përvecë deklarimeve dhe paragjykimeve asgjë nuk ka të vërtetë në këtë drejtim.

AIM Junior Tetove

NEXHBEDIN SHAQIRI