Sulmi i falangave te BDK-se

Zagreb Oct 8, 2000

Aim Zagreb, 02.10.2000.

Pasi, gjatë ditëve të kaluara, Kroacinë e kaploi vala e kundërshtimeve të shoqatës së veteranëve dhe invalidëve kundër procesimit të krimeve kroate ndaj serbëve dhe boshnjakëve, tani ajo valë u shpërnda, sikur përmes një plani të caktuar më parë, edhe në Kuvendin kroat dhe në institucionet më të larta shtetërore dhe shpirtërore në vend. Në seancën e parë të vjeshtës, në Kuvend, Bashkësia Demokratike Kroate (BDK), duke shfrytëzuar shumicën që ka në njërën nda dy dhomat e Kuvendit, kërkoi përgjegjësi nga shefi i shtetit Mesiqi dhe Raçani për shkak të cenimit të rendit kushtetues.

Në diskutimet tejet të tendosura të dy janë akuzuar se e kanë çuar vendin në prag të luftës qytetare, sepse kinse lejuan dhe personalisht nxitën kriminalizimin e fitoreve kyçe të luftës atdhetare. Bie në sy se askush nuk e parashtron çështjen e gjykimeve shkaku i krimeve të luftës, që nxit mendimin se aksionin e servison në mënyrë intelektuale dikush që së paku merr vesh në drejtësinë, por pas kësaj u shpërnda një elbazë e madhe vërejtjesh se burgosja e të dyshimtëve ishte më shumë spektakulare dhe brutale, deri atje sa krimet eventuale të nismëtarëve kroat të luftës mbrojtëse duhet matur me peshore tjetër, ose që më parë të amnestohen.

Ndonëse nuk ka kurfarë shenjash që Kuvendi në realitet të ngris çështjen e përgjegjësisë së Stipe Mesiçit dhe Ivica Raçanit, është e qartë se BDK-ja në mënyrë të sforcuar shtron temën e procesimit të krimeve të luftës, që të kthehet në qendër të skenës politike. Për shumicën kjo është manovër me rrezik të lartë, sepse ekziston mundësia reale që të digjet duke insistuar në këtë temë e cila, objektivisht, për shumicën e qytetarëve, më nuk duket si kombëtarisht prioritare. Por duke e ditur se BDK-ja nuk mund të krahasojë prioritetet që sjellin një kohë të re, sepse ajo ka qenë gjithmonë kështu, duket se edhe mëtej ka mbetur parti lufte, nuk pushon me këtë fushatë të zjarrtë që edhe mëtej e zgjeron dhe e intensifikon. Në këtë drejtim ka mbështetje të parezervë në të ashtuquajturat "unione të dala nga lufta atdhetare", me të cilat Tugjmani punoi vazhdimisht me vetëdije, veçmas me lobet e luftëtarëve, duke llogaritur se do t'i duhen në vijën e fundit të mbrojtjes pikërisht në këto situata kur paraqiten llogaritë përfundimtare. Por këto unione nuk janë mbështetje e mjaftueshme, ata kënaqin vetëm kur shpalosen fushata të këtilla, kurse gjatë artikulimit të qëndrimeve dhe kërkesave serioze politike nuk vlen më shumë se sa një mëgafon i thjeshtë. Prandaj BDK-ja mund të jetë shumë e kënaqur se fushatës ia janë bashkangjitur edhe dy shtylla të rendit shtetëror, siç quheshin në kohën e Tugjmanit,

  • së pari Kisha, e menjëherë pas saj edhe një pjesë e kreut ushtarak.

Kisha u inkuadrua në ngjarjet më të reja kinse të ulte tensionet e dy palëve, por nga porosia e dikurshme e peshkopit kroat se burgosjet e mëparshme ishin demonstrime të panevojshme të forcës me të cilën "frikësohet populli", është e qartë se ajo i është bashkangjitur korit që thotë se pushteti i Mesiqit dhe Raçanit ka devijuar, madje ka tradhëtuar interesat themelore shtetërore. Për çdo rast është e qartë se tek Kisha e djathta kroate fitoi më së paku dorën e simpatizueses së fuqishme, por edhe udhëheqëses potenciale prapa perdes. Është e qartë se BDK-ja edhe mëtej është në krizë të thellë, dhe as deziorietimi i pushteit të ri nuk e ndihmon që të zgjidh problemet e së kaluarës.

Prandaj kohëve të fundit ndërmerr edhe disa hapa deri tani të paparamendueshëm, ku me iniciativën e kësaj partie kohë më parë u ndërrua nënkryetari i Kuvendit, deri para disa kohe një ndër anëtarët e saj më eminent dhe personalisht i përkëdhelur i Tugjmanit, i urryeri në opinionin publik Ivica Pashaliç. Por, shmangja e Pashaliqit menjëherë, në pjesën më të madhe të mediumeve, u konsiderua si një tentim i thjeshtë që, përmes viktimizimit të një figure, sado e fuqishme të jetë, të lahen të gjitha gabimet e së kaluarës. Përveç kësaj është e qartë se BDK-ja aktualisht nuk ka forcë për një fushatë të fuqishme politike e cila do të cenonte këtë lustrim pushtetor dhe të sillte në pikëpyetje legjitimitetin e pushtetit të ri ende para datëlindjes së parë.

Së këndejmi menjëherë ra në sy fjalia nga manifesti më i ri i Këshillit qendror të BDK-së "popullit kroat në atdhe dhe botë", në të cilën thuhet se kjo parti ka qëndrime "të ngjashme" për çështjet politike si peshkopi, gjeneralët dhe veteranët e invalidët e luftës për "mbrojtjen e dinjitetit të luftës atdhetare". Manifesti u shfaq si reaksion i drejtëpërdrejtë ndaj Stipe Mesiqit i cili nxorri në pension shtatë gjeneralë aktiv të Ushtrisë kroate, që pak kohë më parë, sëbashku me pesë gjeneralë rezervë të pensionuar, nënshkruan "letër të hapur" për opinionin publik dhe institucionet shtetërore.

Letra e hapur bazohet nergut në konstatimet e njëjta që u dëgjuan në protestat e shumta të veteranëve, duke filluar nga ato se arrestimi i të dyshimtëve për krime lufte ishte i ngjashëm si qërim hesapesh me terroristet dhe mafiozët, duke shkuar deri atje, sa pushteti aktual dhe mediumet nxisin "kriminalizimin" e luftës atdhetare. Duke mos harruar të theksohet se "bën kriminalizimin e vet vullnetit të popullit kroat që të mbrohet nga agresioni dhe okupimi serbomadh". Që të nesërmen, Mesiqi i nxorri në pension nënshkruesit e kësaj pseudointerpelance, duke bërë të qartë se "kjo nuk është as Argentinë as Afganistan", dhe se nuk do tu lejonte ushtarëve profesional që kështu të përzihen në jetën politike në vend.

Vendimi i Mesiqit fitoi përkrahje nga të gjitha partitë e koalicionit qeveritar, por në këtë përkrahje kishte edhe mjaft murmurimë shkaku i stilit proverbial të Mesiqit por edhe artificialitet , edhe pse qartë gjërat u rënduan me vendimin e vetëm pas dy ditëve kur Kroacia në këtë kohë ishte në gjendjen e puçit latent ushtarak. Duket se këtë më mirë e kuptoi BDK, sesa partitë në pushtet, prandaj gjithashtu duke mos thyer asnjë gotë, që të njëjtën ditë, ashpër iu kunërpërgjigjën vendimit të Mesiqit përmes një manifesti të rrufeshëm. Përmes këtij,me një fjalor si asnjëherë më parë dramatik, porositet populli kroat se "ky regjim përpiqet të mbushë kupën e durimit dhe të kalojë në greminën e luftës qytetare për ta çuar kështu deri tek ndarjet dhe konfliktet e armatosura brenda popullit kroat".

Në përdorim u lëshuan edhe diskualifikimet më të rënda politike që nga koha e Franje Tugjmanit, madje edhe teza nga ai. Pushteti Mesiq - Raçan ka prirje si ai "komunist", madje edhe terrorist("terrorizëm shtetëror"), kurse qëllimi është të shkatërrojë sovranitetin e shtetit kroat dhe të kthejë "bashkësinë ballkanike". Shaku i kësaj dhe shkaku i barazimit të viktimës me agresorin priret drejt "tradhëtisë", kurse metodat e tij konsiderohen si provokime të vetëdijshme të incidenteve që do të ishin shkak për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Prandaj kërkohet që në kohë sa më të shkurtër të shpallen zgjedhje të parakohëshme parlamentare ku ky regjim do të rrëzohej me "vullnetin e popullit".

Në këtë mënyrë është krijuar atmosferë thuajse e ngjashme me atë pas vdekjes së Frankos në Spanjë, kur një pjesë e së djathtës ortodokse me puç ushtarak tentoi ta ndërpriste demokratizimin e vendit, që pastaj me kokëfortësi ta sjellnin ish-shefin e Falangës, frankistin e reformuar Suarezin - i cili reuzoi të ulej në karriket parlamentare para puçistëve

  • kurse ky tentim u pengua.

AIM Zagreb

MARINKO ÇULIQ