Nuk i besohet Koshtunices, Millosheviqit edhe me pak

Sarajevo Oct 8, 2000

AIM, Sarajevë, 04.10.2000

Optimistët në Federatën e BeH besojnë se Millosheviqi vërtet "Është gati". Pesimistët, megjithatë, në mesazhet që u arrijnë nga Serbia, përmes postave elektronike në të cilët shkruan "është gati!, kthejnë përgjigjen e ksaj pyetje: "A jeni të sigurtë?". E përbashkëta edhe për njërën edhe palën tjetër është përgjigja në pyetjen "Cilin dëshironi ta shihni në pushtet në Serbi". Edhe njëra palë edhe tjetra japin përgjigjen e papërfunduar që fillon me fjalët: "Paj e din...". Sepse dallimi i vetëm për shumicën në Federatën B dhe H mes Vojisllav Koshtunicës dhe Sllobodan Millosheviqit është se i pari gjatë luftës shkoi tek Radovan Karaxhiqi "më këmbë" dhe i dha sugjestione, kurse tjetri e thirri në zyrën e vet dhe e urdhëroi. Megjithatë, vlerësohet se askush nuk mund të jetë më i keq se Millosheviqi. Njëkohësisht ekziston frika se "ai nuk do të lëshojë aq lehtë pushtetin dhe kushedi se për çka tjetër është i përgatitur..."

"Edhe pse jemi të vetëdijshëm se edhe zoti Koshtunica është nacionalist, megjithatë mendojmë se zgjedhja e tij është një hap i vogël dhe fillestar drejt demokratizimit", deklaroi Adamir Jerkoviç, këshilltar për media në kabinetin e Kryetari të kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës (B e H).. Por edhe ai, gjegjësisht vet kryesuesi, Alija Izetbegoviç, u shprehën që në ditët e para të shpalljes së rezultateve jozyrtare. Deri tani në Federatën e BeH nuk ka pasur komente dhe reaksione, veçmas në hapësirën e cila edhe mëtej quhet "Herceg-Bosna". Vdektarëve të zakonshëm u shihet frika në sy - kush e di se edhe çka mund të ndodhë - Mali i Zi, Kosova, Republika Serbe...?! Në mediat e vendit aspak nuk ka pasur reagime, komente apo analiza për rezultatet zgjedhore në Jugosllavi..."Vdekja e kryetarit Franje Tugjman ishte hapi i parë i Millosheviqit drejt rënies! Ata aspak nuk mund të funksionojnë pa njëri tjetrin!", shkruan njëri nga analistët e njohur të Sarajevës. Përndryshe, zgjedhjet në Jugosllavi janë trajtuar në rubrikat "Lajme nga bota" dhe atë si "informacione më të reja nga Beogradi". Mu si të ishin këto zgjedhje në ndonjë vend të largët që në asnjë mënyrë nuk është i lidhur me BeH. Në rastin më të mirë shkruhet ose flitet rreth asaj se si subjektet politike në Republikën Serbe reagojnë në fitoren e Koshtunicës, sikur RS nuk është pjesë e shtetit BeH. Vetëm Partia socialdemokrate e BeH përshëndeti ndryshimet në Jugosllavi: "Fitorja është e qartë dhe është e kontestueshme vetëm në kokat e atyre që përkrahin regjimin ".

Slobodan Popoviç, kandidat i PSD të BeH për kryetar të RS komentoi rezultatet zgjedhore në Jugosllavi me fjalët se ato janë tregues se "opozita mund ta marrë pushtetin madje edhe në luftën e pabarabartë, ashtu si pushteti mund të humb pushtetin pa marrë parasyshë në atë se gjitha institucionet, prej mediumeve përmes ushtrisë dhe policisë, e mban në kontroll të tërësishëm". Sipas fjalëve të Popoviqit - pas ndryshimeve në Jugosllavi do të ndodhin ndryshime edhe në BeH, mbase jo momentalisht sepse disa nuk kanë marrë mësim nga Jugosllavia se atje kanë filluar reformat. Para së gjithash, ekstremistët në RS, të përkrahur nga Jugosllavia, do të humbin mbështjetjen e fortë dhe do të zvogëlohen prirjet e tyre nacionale dhe nacionaliste. Njëkohësisht, vlerëson Popoviqi, shumica mes tyre së shpejti do të ndryshojnë "fanelat".

Ministri aktual i punëve të jashtme në Këshillin e ministrave të BeH, Jadranko Përliq, përshëndetindryshimet në Jugosllavi - ai menjëherë pas rezultateve të para jozyrtare pohoi se pushteti i i ri në Serbi është i gatshëm për marrëdhënie të pakushtëzueshme diplomatike me BeH. "Opozitari" nga Tuzla Mirnes Ajanoviç (Partia bosnjake) tentoi të ndërpriste çdo ide të këtillë ose të ngjashme: "Platforma politike e opozitës serbe përmban të gjitha elementet e nacionalshoviznizmit që është shënuar tek pushteti i Sllobodan Millosheviqit... Kështu në vend të Fyhrerit ballkanas në pushtet do të vijë Himleri ose Ajhmani ballkanas... situata nuk do të ndryshojë në mënyrë cilësore në RF të Jugosllavisë, as raportet ndaj BeH", potencoi ai.

Gati qëndrim identik, ose pak më fleksibil kishte edhe partia e Silajxhiqit për BeH: "Kjo ishte zgjidhje brenda obcioneve të njëjta. Koshtunica nuk ishte alternativë konceptuale, por ekskluzivisht alternativë personale e Milosheviqit, bëhet fjalë për luftën e të ndryshmëve brenda të njëjtit. Së këndejmi keni edhe pat-pozicionin, gjegjësisht nuk keni rezultat që nuk është i padiskutueshëm", tha për AIM-in sekretari i përgjithshëm i Partisë për BeH Safet Haliloviç, duke shtuar se Koshtunica megjithatë "ka gjasa që Serbinë ta tërhjek nga kaosi dhe mjerimi, por pasi të jetë pragmatist i mjaftueshëm dhe nëse komunikon me bashkësinë ndërkombëtare - kjo është gjasa që bashkësia ndërkombëtare t'i imponojë standardet dhe të krijojë urë kaluese, gjegjësisht demokratizim të shkallëzuar", tha Haliloviçi, duke mos përjashtuar mundësinë që Jugosllavia megjithatë "të vijë tek një kaos i përgjithshëm në ndonjë nga fazat e ardhshme pas marrjes së pushtetit".

Në Partinë fshatare kroate të BeH shtrohet pyetja se a dihen rezultatet e përgjithshmë zgjedhore në Jugosllavi:"Opozita atje me të vërtetë fitoi shumicën, por Millosheviqi nuk do ta lëshojë lehtë pushtetin! Ai në periudhën e ardhshme do të tentojë të shkaktojë kaos mundësisht sa më të madh, e kjo nuk është gjë e mirë për ne sepse ata janë fqinjët tanë të parë. Në rast se shtohen trazirat në Serbi, në BeH mund të priten valë refugjatësh, që duke pasur parasyshë situatën ekonomike në BeH nuk është mirë", pohoi kryetari i Partisë Ilija Shimiç. Sipas vlerësimit të tij, në rradhë është bashkësia ndërkombëtare pozicioni i së cilës është rënduar me hezitimin e Rusisë që megjithatë kërkon rreth të dytë të zgjedhjeve. Sa i përket refleksioneve politike në BeH, sipas fjalëve të Shimiqit, "Opozita në Jugosllavi është diçka më e mirë se sa pushteti aktual, por edhe si të atillë duhet ta dëshirojmë sepse në këtë moment nuk ka më të mirë", thotë Shimiç.

Njëkohësisht, në Iniciativën e re kroate konsiderojnë se ende asgjë nuk është gati: "Kjo është situatë tërësisht e padefinuar", thotë kryetari i kësaj partie Kreshimir Zubak. "Në rast se Koshtunica fiton verifikimin e mandatit, ky do të ishte refleksi i përgjithshëm pozitiv, para së gjithash në Republikën Serbe - mund të shtohet përkrahja ndaj Partisë Demokratike të Progresit të Mladen Ivaniçit dhe Milorad Dodikut. Nga ana tjetër, në rast se kjo gjendje vazhdon më gjatë - trazira, eventualisht angazhimi i ushtrisë dhe policisë - ky do të ishte sinjal pozitiv për forcat e ngurta politike. Mendoj esencialisht se për një kohë të gjatë asgjë me rëndësi nuk do të ndryshojë kur janë në pyetje marrëdhëniet mes BeH dhe Jugosllavisë, sepse Koshtunica do të preokupohet me problemet e brendshme, do të jetë kjo rezistencë e formave të ndryshme", tha Zubak.

Është shprehur edhe Raif Dizdareviçi, kryetari i ish - Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë gjatë fundit të tetëdhjetave. "Mendoj se Koshtunica është nacionalist i dëshmuar në të gjitha qëndrimet, në të gjitha periudhat prej se u paraqit në skenën politike. Ai ishte kritik ndaj Sllobodan Millosheviqit dhe regjimit të tij kur u paraqit në skenën politike vetëm shkaku i humbjes së politikës së tij serbomadhe, e jo shkaku i karakterit tjetër të asaj politike", thotë Dizdareviç.

Duke pritur shpërbërjen e zgjedhjeve në Jugosllavi, duket se entiteti federal në BeH jeton mes shpresës se në këtë pjesë të Ballkanit do të pushojnë së vepruari "vibracionet negative" dhe mundësia e fitores së Koshtunicës nuk është asgjë tjetër veçse vazhdimi i politikës aktuale që do të ketë vetëm emër tjetër. Sepse, potencohet, në RF të Jugosllavisë nuk kishte fitues të dëshirueshëm, favorit sikur Stjepan Mesiqi në Kroaci. E ky është edhe një moment tjetër - frikë se paratë nga fondet ndërkombëtare që sot hyjnë në BeH do të orientohen për demokratizimin e RF të Jugosllavisë.

AIM Sarajeve

HANA BAJRAKTAREVIQ