Zgjedhjet lokale ne Shqiperi: dalja nga rrethi vicioz

Tirana Oct 8, 2000

Nuk ka ndodhur me e keqja, por nuk ka ndodhur as me e mira. Zgjedhjet lokale te 1 tetorit ne Shqiperi u zhvilluan paqesisht, pa dhune dhe incidente serioze, por rezultati i tyre nuk u njoh nga pala humbese. Ndersa socialistet ne pushtet deklaruan fitoren e tyre, demokratet ne opozite akuzuan Qeverine se i ka manipuluar zgjedhjet dhe se ata nuk do te njihnin asnje rezultat te manipuluar.

AIM Tiranre, 07.10.2000

"Kjo ishte nje farse e turpshme e manipuluar "- keshtu i karakterizoi zgjedhjet shefi i opozites, ish Presidenti Berisha. Ndersa kryeministri Meta e konsideron refuzimin e Berishes per te njohur rezultatin si "nja alibi e deshtuar dhe e diskredituar per te mbuluar humbjen". Vezhguesit nderkombetare te OSBE-se dhe te Keshillit te Europes i vleresuan zgjedhjet si nje "progres domethenes te Shqiperise drejt permbushjes se standarteve per zgjedhjet demokratike". Ata njoftuan se ishin verejtur disa parregullsi, sidomos me listat e zgjedhesve, por sipas Raportit te publikuar, keto parregullsi nuk paten ndonje ndikim ne

rezultatin e zgjedhjeve. Ambasada e SHBA, ne nje komunikate shtypi, artikuloi ne menyre me te drejtperdrejte se zgjedhjet lokale kishin qene

"free and fair" dhe paqesore. Ne dallim nga heret e tjera, komuniteti nderkombetar ka qene unik ne vleresimin e zgjedhjeve te fundit.

Gjithashtu koordinatori i Paktit te Stabilitetit Hombach, kryetarja e rradhes e OSBE-se, ministrja e jashtme austriake Benita Ferrero- Waldner, zevendesministri i jashtem italian Ranieri, i kane konsideruar zgjedhjet si normale dhe si nje hap perpara drejt demokracise dhe stabilitetit te Shqiperise.

Sipas njoftimeve paraprake, socialistet kane fituar ne 27 nga 65 bashkite e vendit, duke perfshire edhe Tiranen, qe ishte drejtuar nga demokratet gjate gjithe periudhes se tranzicionit postkomunist. Demokratet munden te fitojne vetem ne 9 bashki, nga te cilat vetem ne nje nga qytetet kryesore te vendit, ne Shkoder. Nderkohe, 27 bashki dhe 131 komuna, pra ne rreth 40 perqind te njesive zgjedhore do te duhet nje

raund i dyte zgjedhjesh per te percaktuar fituesit.

Zgjedhjet e fundit lokale, te konsideruara gjeresisht si nje test per demokracine dhe stabilitetin e vendit, deshmuan se shqiptaret munden te dalin nga rrethi vicioz i dhunes, por jo nga rrethi vicioz i kontestimit

te rezultatit te zgjedhjeve. Eshte bere sigurisht nje hap perpara dhe nje tjeter hap ne vend. Sidoqofte, nyja gordiane e politikes shqiptare duket se ka filluar te zgjidhet.

Sigurisht, parregullsite e verejtura me listat, ndersa e zbehin disi fitoren e socialisteve, nuk e ndryshojne dot humbjen e demokrateve.

Nje konfuzion lidhur me listat e zgjedhesve shoqeroi te gjithe fushaten.

Shqiperia ka patur vitet e fundit levizje te medha dhe te pakontrolluara

te popullsise, si nga fshati ne qytetet kryesore te vendit, ashtu edhe brenda qyteteve, cka e ben regjistrimin e popullsise nje aventure gati surrealiste. Opozita eshte ankuar se listat u perdoren per te realizuar nje seleksionim politik te votuesve, por vezhguesit nderkombetare, megjithese njohen parregullsite, nuk i mbeshteten pretendimet per falsifikime dhe manipulime.

Shtypi ne Tirane i ka kushtuar me shume vemendje disfates se opozites, se sa fitores se socialisteve. Ne qender te kritikave dhe hipotezave eshte vene lideri i opozites, ish Presidenti Berisha. Ai udhehoqi personalisht fushaten elektorale te partise se tij, duke perdorur si gjithnje stilin e mitingjeve masive dhe fjalorin e ashper kunder kundershtareve socialiste. Stili i Berishes duket se eshte efikas vetem kur eshte puna per te homogjenizuar perkrahesit e tij, por ky stil eshte

i frikshem dhe kundraproduktiv kur eshte puna per te terhequr elektoratin e qete dhe te lekundur te vendit.

Partia Demokratike e Berishes duket se nuk e ka kuptuar se per te fituar

zgjedhjet nuk mjafton vetem vota e militanteve, por duhet edhe vota e atyre qe qendrojne ne qender, ose qe jane te lekundur. Partia Demokratike gjendet perballe alternatives: ose nje parti e mbyllur militantesh ose nje parti e hapur qytetaresh. Nderkohe, E djathta shqiptare gjendet e percare ne nje numur partish te vogla, qe ose sherbejne si dekor i Berishes, ose gjenden ne konflikt me te.

" Partia Demokratike sot eshte me e vetmuar se asnjehere tjeter, ndersa spektri i djathte me i percare se asnjehere tjeter", komentonte e perjavshmja "Spekter" ne numrin e saj te fundit.

Humbja ne zgjedhje e ka veshtiresuar ndjeshem poziten e Berishes brenda partise. Kritiket e Berishes kerkojne qe ai te largohet nga drejtimi i partise dhe te njohe humbjen ne zgjedhje. Por, nuk ka te ngjare qe Berisha te largohet nga drejtimi i Partise, te cilen ai e kontrollon plotesisht.

Nga ana tjeter, duket se Berisha po ecen drejt kontestimit te pjesshem te rezultatit te zgjedheve. Nje kontestim i plote i zgjedhjeve do te nderlikonte shume gjera ne vend, por para se gjithash poziten e brendshme dhe te jashtme te vete Berishes.

Ne mbledhjen e saj te fundit, Partia Demokratike nuk mundi ta zgjidhe plotesisht dilemen e saj kryesore: pjesemarrjen ne balotazhet e 15 tetorit. Ajo nuk e perjashtoi pjesemarrjen ne balotazh, por vendosi disa

kushte qe ka pak te ngjare te realizohen.

Demokratet kerkuan qe te shtyhet data e balotazheve, cka duket e pamundur, edhe sepse socialistet ne pushtet nuk e desherojne, edhe sepse komuniteti nderkombetar kerkon "te laje duart" sa me shpejt nga zgjedhjet shqiptare, per t'u perqendruar tek ato ne Kosove.

Demokratet kerkuan ndryshimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, te cilin ata e kane kontestuar vazhdimisht, per shkak te perberjes se tij prosocialiste, por edhe kjo veshtire se do te realizohet, per shkak se procesi elektoral gjendet ne mesin e tij.

Ajo qe mund te realizohet nga kushtet e demokrateve eshte rishqyrtimi i listave te votuesve ne zonat e balotazhit, gje qe do te ndihmonte per te

njohur edhe koeficientin e gabimit me listat ne turin e pare edhe ne shkalle vendi.

Ne kete situate eshte e veshtire te parashikohet nese opozita do te marre pjese ne raundin e dyte. Qeveria, pasi ka marre certifikaten e zgjedhjeve normale nga komuniteti nderkombetar, nuk duket te jete edhe aq e ndjeshme per reagimet e demokrateve.

Ekzistonte frika se nje kontestim i rezultatit mund te shoqerohej me trazira dhe skena dhune, por te tilla nuk pati. Perkrahesit e opozites nuk jane pare te protestojne neper rruge. Berisha, i cili me pare i kishte paralajmeruar lideret socialiste se "kush luan me voten luan me koken", nuk u drejtoi ndonje thirrje per manifestime proteste perkrahesve te tij. Nje transferim paqesor te pushtetit lokal tani eshte

krejtesisht i mundshem. Nuk ka gjithshtu shenja se demokratet do te refuzojne vendet e fituara ne nje numur bashkish dhe komunash.

Ndersa lideri demokrat duhet ta perballoje pothuajse i vetem humbjen, ne

kampin socialist, kryeministri Meta dhe kryetari i Partise Nano, ndajne me njeri tjetrin fitoren. Meta ka dale me i forte nga zgjedhjet, jo vetem nga rezultati, por sidomos nga menyra e zhvillimit te tyre. Kryeministri pragmatist e ka kaluar me sukses testin e stabilitetit te vendit, duke forcuar keshtu pozitat e tij.

Konflikti i brendshem ndermjet dy grupimeve kryesore socialiste tani duket i zbehur. Nano dhe Meta, te paktin per momentin ndjehen me shume komplementare, se sa rivale me njeri tjetrin. Asnjeri nuk kerkon postin e tjetrit.

Te dy duket se jane ne nje mendje edhe lidhur me te ardhmen e koalicionit qeverises. Aleatet e vegjel, me shume se sa nje kontribut, u

sjellin bezdi socialisteve. Aleanca Demokratike, me shume se nje parti aleate, eshte nje kritike e Qeverise. Partia e te Drejtave te Njeriut, qe perfaqeson minoritetet etnike te vendit, i eshte bashkuar zerave qe akuzojne Qeverine per manipulimin e listave. Socialdemokratet ne disa balotazhe kane kandidate te perbashket me socialistet dhe ne disa zona te tjera jane ne malotazh kunder socialisteve. Partia Agrare ka marre me

pak vota se sa nje kandidat i pavarur. Nano e ka bere te qarte se ai preferon me shume aleancen me shoqerine civile, se sa aleancen me partite pa elektorat.

Ne keto kushte, "Aleanca per shtetin" eshte gjithcka, por jo nje aleance. Prishja e saj do te hape procesin e ndryshimeve ne Qeveri dhe njekohesisht ceshtjen e balances Nano-Meta brenda saj. Duket se problemi i vetem per socialistet mbetet divorci me socialdemokratet, te cilet arriten te marrin 8 perqind te votave, duke u bere partia e trete e vendit, dhe duke spostuar keshtu, monarkistet e percare, republikanet e corientuar dhe Partine e te Drejtave te Njeriut, qe gjithshtu pesoi disfate.

Interesant paraqitet sidomos balotazhi i ardhshem per bashkine e Himares, ku ne gare do te jene nje socialist dhe nje perfaqesues i organizates se minoritetit grek OMONIA. Ndersa Shqiperia i konsideron himariotet si shqiptare qe flasin edhe greqishten, Greqia kerkon qe ata te njihen si minoritare greke. Athina aplikon gjithashtu nje politike te

privilegjeve nepermjet vizave per himariotet dhe ka shtuar investimet ne

kete zone. Gazeta "Demokracia" e partise se minoritetit grek, njoftonte me germa te medha se po pergatitet nje koalicion PD-PS kunder kandidatit te OMONIAS. Nese kjo ndodh, do te jete hera e pare, qe socialistet e Nanos dhe demokratet e Berishes do te bejne nje koalicion lokal.

Socialistet, qe kontrollojne me shume se dy te tretat e Parlamentit dhe qe duket se do te kontrollojne me shume se gjysmen e pushtetit lokal, behen keshtu dominues te skenes qeverisese te vendit. Ne nje vend ku ekuilibri i pushteteve eshte ne fakt cekuiliber, ku koabitacioni i pushteteve ne fakt eshte me shume bllokim i njeri tjetrit, kjo mund te hape rrugen per nje qeverisje me efikase. Por, nuk perjashtohet gjithashtu qe ky mandat i dyfishte, te perceptohet si nje license per shperdorim pushtetesh, sidomos ne kushtet kur opozita gjendet ne nje krize te thelle dhe veshtire se mund te luaje rolin e nje kunderpeshe demokratike. Nese per demokratet imediate eshte administrimi i humbjes, per socialistet imediate eshte administrimi i fitores.

Ne fitoren e socialisteve duket se ka qene vendimtare vota e te lekundurve, e shtresave te mesme te popullsise, te cilet megjithe skepticizmin e tyre ndaj socialisteve, preferojne me mire ata se sa demokratet. Zgjedhjet e 1 tetorit ishin te parat zgjedhje ku ekranet e televizioneve ishin me te rendesishme se sheshet e mitingjeve. Duket se socialistet e kuptuan me mire kete. Ndersa demokratet dolen si gjithnje fitimtare ne sheshet e mitingjeve, te tjeret e kuptuan se ishte me e rendesishme te dergoje mesazhe permes ekraneve, tek shumica qe refuzon ose perton te dale ne mitingje.

Zgjedhjet e 1 tetorit duket se e kane kapercyer disi, por ende jo plotesisht, ndarjen elektorale Veri-Jug. Socialistet jane me popullore ne Jug, ndersa demokratet jane me popullore ne Veri. Por, kjo ndarje nuk

eshte e prere dhe vihet re nje rritje e popullaritetit si te socialisteve ne Veri, ashtu edhe e demokrateve ne Jug.

Ne zgjedhjet e 1 tetorit moren pjese afro 60 perqind e votuesve, nje nga

shifrat me te ulta te regjistruara deri tani. Me shume se sa tregues i indiferences se njerezve ndaj politikes, kjo shifer duket se eshte tregues i mosbesimit te tyre ndaj dy kampeve kryesore politike te vendit

dhe i refuzimit te konfliktit politik permanent.

Pas dy muajsh shqiptaret do te perkujtojne 10-vjetorin e renies se regjimit komunist, dhe pas kesaj feste, ne pranveren e ardhshme do te shkojne te votojne per here te dhjete. A ishte 1 tetori prova gjenerale.?

AIM Tirane

REMZI LANI