Ushtria dhe politika: nderimet ne kazerme
Nëse Millosheviqi gjen mënyrën politike që të injorojë vullnetin zgjedhor të votuesve nga kriza aktuale do të dalë si fitues, forcat e armatosura do të kenë rol të rëndësishëm në konsolidimin e gjendjes së sapokrijuar. Nëse edhe mëtej konsideron se Ushtria është e akti i fundit që disponon për ta mbrojtur pushtetin vetjak, atëherë me të vërtetë është i mundur.
AIM, Podgoricë, 1. 10. 2000.
Nga korrespondenti i AIM-it nga Beogradi
Që kur përfunduan zgjedhjet më 24 shtator është e njohur se regjimi refuzon që të pranojë fitoren e Dr. Voisllav Koshtunicës dhe nuk zgjedh mënyra të mundësojë mbajtjen e një rrethi të dytë zgjedhor të porositur nga Millosheviqi, kurse Opozita Demokratike e Serbisë paralajmëron grevë të përgjithshmë dhe përgjithësisht forma të ndryshme të padëgjueshmërisë qytetare. Çështje mbi gjitha çështjet në krizën e krijuar mbetet se si do të reagojë Ushtria Jugosllave. Athua Millosheviqi me keqpërdorimin e saj do të tentojë që të mbajë gjendjen e deritanishme dhe pushtetin e tij, gjegjësisht athua edhe mëtej mund të llogarisë në lojalitetin e saj të parezervë? Një pjesë të përgjigjes e dha më 30 shtator. Në paraqitjen e parë postzgjedhore për opinionin publik, Milosheviqi zgjodhi pikërisht promovimin e 53 nënkolonelave dhe 52 anëtarëve të klasës së Akademisë Ushtarake dhe ushtarako-teknike në Akademinë ushtarake të Banicës (Beograd).
Në fjalën e tij, ai nuk e përmendi krizën aktuale, por gjithsesi intervenimin e NATO-s, "presionin e njohur dhe të panjohur" ndaj RFJ-së, lirinë si interes jetësor të popullit, mbrojtjen heroike, ripërtrirjen, rindërtimin dhe gjithçka në këtë drejtim... Me fjalë të tjera, ai qartë bëri me dije se politika e tij e gjendjes së pashpallur luftarake edhe mëtej është në fuqi, se nuk është i gatshëm për asfarë ndryshimesh. Sepse porosia më e rëndësishme tingëllon: ”I fituam ushtritë e huaja dhe ata më kurrë nuk do të mund të kthehen përveç nëse këtu nuk vijnë me ftesa që do t'ua dorëzonin dhe nënshkruanin armiqtë e brendshëm me arsyetimin e vetëm se kështu mund të mbrojmë jetërat, edhe pse kjo do të ishte mënyra më e sigurtë që ata t'i humbim."
Secili që i njeh rrethanat politike në Serbi e ka të qartë se për cilin mendon, kush janë "armiqtë e brendshëm". Jo vetëm funksionarët e lartë e kryqëzojnë oponencën politike si "mercenare", "tradhëtare", "këmbësori të NATO-s" etj, por edhe vet Millosheviqi në Kongresin e Katërt të Partisë Socialiste të Serbisë opozitën e quajti jeniçere moderne, kurse në fjalimin në Beranë e krahasoi me hijenat dhe kafshët tjera të ngjashme. Kur dihet mëtej se një nga detyrat e Ushtrisë, sipas Kushtetutës, është "mbrojtja e rendit kushtetues", kjo sipas doktrinës së re parasheh përdorimin e Ushtrisë në shuarjen e kryengritjeve në vend, ndërkaq promovimi në Banjicë nuk flet për të mirë.
Nëse gjykohet sipas mediumeve të regjimit, paraqitja e Millosheviqit në kazerma kishte qëllim të vetëm propagandën politike: në njërën anë, defilimi i eprorëve të rinj, familjet e tyre, muzika e daulleve të lamarrinta, flamujt që valëviteshin në erë dhe pranimi joformal i ish-bursëistëve më të mirë të akademisë ushtarake, që duhej të demonstronin unitetin absolut të Ushtrisë si institucion më i popullarizuar në Serbi me "komandantin suprem", siç raportonte Radiotelevizioni i Serbisë, duke e titulluar kështu Millosheviqin edhe pse Kushtetuta federale këtë funksion nuk e njeh. Edhe më e rëndësishme ishte ajo se sipas Rregullores së shkruar të shërbimit nga distanca e ndiqnin ministri i mbrojtjes, gjenerali i armatës Dragoljub Ojdaniç dhe shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Jugosllave koloneli Nebojsha Pavkoviq të cilët të parët filluan me këto dhënie fjalësh. Asnjë çarje, pra nuk ka mes kreut ushtarak dhe Millosheviqit
- edhe mëtej vlen simbioza e gjeneralëve më të lartë me Partinë socialiste të Serbisë dhe të Majtën Jugosllave (JUL). Deklaratat se shpërndarja eventuale e demostratave të qytetarëve është çështje e policisë e jo e Ushtrisë (Pavkoviç), janë dhënë në momentet e përmbysjes së rëndë zgjedhore kur nga Shtëpia e Bardhë nuk kishte kurfarë instrukcionesh.
Kështu, përafërsisht del në sipërfaqe, siç do të thoshim, thellimi i mëtejshëm i krizës, paraqitja e saj si intervenim i jashtëm ushtarak dhe e paralajmëruar se Ushtria, në këtë kontekst, do të përdoret nën firmën e mbrojtjes së shtetit, pavarësisë, sovranitetit dhe çka jo tjetër, kurse në të vërtetë shkaku i mbrojtjes së pushtetin të një njeriu.
Si duket në të vërtetë kur vështrohet dyfish?
Rrëfimi për Millosheviqin dhe Ushtrinë, më parë filloi duke iu vardisur APJ-së, keqpërdorimit të saj të pashembullt gjatë fillimit të viteve 90-ta në luftërat në ish-Jugosllavi dhe demontimit të ish-ushtrisë së "gjithë kombeve dhe kombësive". Gjeneralëve të atëhershëm ai nuk u besonte: ata ishin të besueshëm dhe zbatonin gjithë urdhërat, por sipas gradave dhe funksionit që kishin megjithatë nuk i kishin borxh, prandaj asnjëherë nuk ishte i sigurtë se si do të silleshin në krizat e ardhshme - do të ishin lojal apo do të tentonin që të zbatonin ndonjë politikë të pavarur për të cilën ishin të prirur shumica në RFSJ gjatë dekadës së fundit? Pasardhësja e APJ - Ushtria Jgosllave - në të vërtetë nga këto shkaqe, deri tek gjakderdhja kosovare, ishte thjeshtër e regjimit. Nga aspekti buxhetor e uritur, politikisht e nënçmuar, aktruese sa i përket deideologjizimit dhe transformimit të saj në armatë moderne. Deri tek kjo erdhi haptazi pas gostive të Ojdaniqit dhe Pavkoviqit në mbledhjet e Partisë Socialiste Serbe dhe JUL-it si dhe deklaratave të tyre që nuk dallonin nga deklaratat e “dorës së fuqishme” të të dyja partive të lartëpërmendura. Megjithatë deri tek fillimi i krizës kosovare më 1998 edhe kështu siç ishte kjo Ushtri arriti që të ngrihej nga këneta më e madhe e politikës ditore: athua dikujt mund t'ia merrte mendja që gjenerali Pavkoviq, përprah gjeneralit Momçillo Perishiç, shef i Shtatmadhorisë, gjatë kohës së demonstratave qytetare të vitit 1996-97, të pranonte delegacion të protestuesve studentorë dhe t'i sigurojë se tankset nuk do të shfaqen nëpër rrugët e Beogradit si në marsin e vitit 1991? Por për Millosheviqin kjo gjë deri atëherë nuk ishte e rëndësishme – ai e shndërroi MPB-në e Serbisë një një ushtri të vërtetë të brendshme ku më shumë se 80 mijë pjesëtarë të saj kishin (dhe kanë) detyrë prioritare të mbrojnë regjimin.
Megjithatë, që nga momenti kur shkallëzimi i dhunës në Kosovë gjithnjë e më tepër çonte drejt intervenimit të NATO-s, edhe roli politik i Ushtrisë ndërronte. Pas pastrimeve në fund të vitit 1998 dhe fillimin e vitit 1999, kreu ushtarak u përbë nga gjeneralët, të cilët për gradat e marra i kanë borxh kryesisht Millosheviqit. Gjatë kohës së bombardimeve ata ia dhanë titullin “komandant suprem”, kurse pas marrëveshjes së Kumanovës dhe tërheqjes nga Kosova, sëbashku me krerët tjerë të regjimit, gjithnjë trumbetojnë për fitore dhe janë dhënë pas linçeve verbale të “kolonës së pestë” dhe ekzagjerimeve në të gjitha manifestimet e mundshme propagandistike të partive në pushtet. Në këtë periudhë, kreu ushtarak, ekskluzivisht veproi si degë e uniformuar e çiftit bashkëshortor Miloshevic - Mirjana Markovic (PSS dhe JUL). Absolutisht për ta ishte e njëjtë se Këshilli ushtarak, pa pajtimin e së cilit kryetari i republikës nuk mund të drejtojë forcat
ushtarake, nuk u mblodh asnjëherë. Ushtarakëve, pas intervenimit të NATO-s, iu caktua roli se politika humbëse e regjimit ishte e vetmja mundësi dhe të shndërrohej në një nga mekanizmat për manipulimin më të madh të patriotizmit popullor. Bazuar në këtë filloi rrëkeja e dekorimeve, avancimeve dhe emërimeve; në të vërtetë gjeneralët gjithnjë ishin prezent në opinionin publik që qytetarëve vazhdimisht t'ua kujtonin se të gjithë oponentët politik nuk ishin asgjë tjetër përveç se “këmbësoria e NATO-s”, dhe se nuk do të tërhiqeshin nga gjendje e pashpallur e luftës derisa Millosheviqi dhe gruaja e tij nuk e
mposhtnin “rendin e ri botëror”.
Nuk ka dyshim se në të gjitha format Pavkoviçi dhe Ojdaniqi janë të gatshëm ta mbrojnë regjimin e "komandantit të tyre suprem" të cilit i kanë shumë borxh. Është çështje tjetër se sa pjesëtarët e forcave të armatosura janë të gatshëm t'i ndjekin në këtë udhë. Në të vërtetë Ushtrinë Jugosllave e përbëjnë të rinjtë nga Serbia dhe Mali i Zi që nuk kanë rënë nga qielli e as kanë lindur në kazerma, ata e dijnë se në rrugë janë familjet e tyre, të dashurat dhe miqtë dhe si gjithë këta jetojnë sëbashku dhe kanë votuar ashtu siç kanë votuar dhe sigurisht se në rast se nuk do të ishin nën uniforma tani do të ishin nëpër rrugë me transparentet e ngritura: “Gati është!”. E njëjta gjë vlen edhe për eprorët. Sëbashku me pjesën tjetër të qytetarëve ata vuajnë nga skamja, ndjejnë paperspektivën e fëmijëve të tyre nën regjimin aktual, ata janë kthyer nga Sllovenia përmes Kroacisë dhe Bosnjës deri në Kosovë me një frazë të përhershme për fitoret e lavdishme, të vetëdijshëm për rrënimin e thellë dhe të vazhdueshëm të shërbimit dhe shtetit që e mbrojnë... Është pak e besueshme se me këtë "material" Pavkoviçi dhe Ojdaniçi mund të lëshohen në këtë avanturë skajshmërisht të rrezikshme për të mbrojtur një regjim tërësisht të shkëputur në vjetërsinë e vet dhe më pak është e besueshme se kjo aventurë mund të zgjasë tepër dhe ku më të ketë sukses. Çka mund të fitojnë në të vërtetë eprorët e Ushtrisë Jugosllave duke nxjerrë tankset nëpër rrugë përveç se dekorimeve të reja dhe adaptimeve të banesave sipërfaqja e të cilave matet me ari për hyrje në kreun ushtarak? Siç dihet, në këtë drejtim, presionet e ndryshme të personave ushtarak që të votonin dhe agjitonin për Millosheviqin, patën absolutisht efekt negativ.
Megjithatë, Ushtria është organizim i madh dhe i komplikuar. Qëndrimi dhe veprimi i saj, më shumë varet nga ajo që ndodh në shoqëri se sa nga planet dhe tentimet e keqpërdorimit të saj.
Nëse Millosheviqi gjen mënyrën politike që të injorojë vullnetin zgjedhor të votuesve nga kriza aktuale do të dalë si fitues, forcat e armatosura do të kenë rol të rëndësishëm në konsolidimin e gjendjes së sapokrijuar. Nëse edhe mëtej konsideron se Ushtria është e akti i fundit që disponon për ta mbrojtur pushtetin vetjak, atëherë me të vërtetë është gati.
AIM Podgoricë . FILIP SHVARM