Zgjedhjet në RFJ, një ditë më pas

Beograd Sep 29, 2000

GATI - ËSHTË!

Athua në Serbi, më 24 shtator 2000, pas 13 vite qeverisjeje të paprekshme ndodhi e paparamendueshmja - ndërrimi i Sllobodan Millosheviqit perms zgjedhjeve?

AIM Podgoricë, (nga korespodenti I AIM-it në Beograd) 25.0 9. 2000

Në mbrëmjen e 24 shtatorit dukej se regjimi i Millosheviqit edhe në këto

zgjedhje historike hyri plotësisht i përgatitur. Raportet e para nga rreth 9000 vendvotime në RFJ flasin për mizëri dhe zhvillim të ngathtë të procesit zgjedhorë. Zgjedhjet e komplikuara “presidenciale, të dyfishta parlamentare, të qytetit dhe locale” nuk e shpejtuan procedurën. Përkundrazi, e dhëna se mezi një e katërta e zgjedhësve deri në mbrëmje kanë dalë në zgjedhje e shtoi ankthin se nuk do të realizohen gjërat e pritura nga hulumtuesit e opinionit publik që prognozuan dalje në votime prej 70 deri 80 përqind, me çka regjimit i krijuan hapësirë për manipulimin e votave. Disa dhjetëra gazetarë të huaj “gjithnjë të akredituar ose sapo kishin ardhur - u dëbuan nga Beogradi.

Televizioni shtetëror gjatë tërë ditës raportoi se si zgjedhjet Zhvillohen në rregull, të gjithë “vëzhguesit e huaj” vërtetuan para kamerave të RTS se Serbija është ,,vendi më demokratik,, dhe më pas, sipas traditës, rezultatet e para erdhën nga Kosova. Në Sheshin e Republikës në Beograd - ose të Lirisë, ose të Vërtetës, varësisht nga partitë, siç e quajnë atë, - skenën për kremten e rezultateve zgjedhore filloj ta ndërtojë ekipi I televizionit shtetëror. Kësaj, zëdhënësi i Opozitës Demokratike të Serbisë, ia paralajmëroi se pritja e rezultateve zgjedhore do të mbahet në Terazija. Simbolikisht, rikujtoi, shëtitjet protestuese pas vjedhjes zë zgjedhjeve më 1996/97 që filluan në të njëjtin vend.

PRITJA: Përkundër zhvillimit të këtillë të ngjarjeve, gjatë pasditës, disa kafene beogradase, të dielën në mbrëmje, filluan me paralajmërimin e zbrazjes pa pagesë të uiskit dhe votkës (në njërën, rast i vërtetuar personalisht, Xhoni Uoker dhe Finlandia). Se gjërat lëvizin në drejtim të paplanifikuar tregoi “heshtja e zëshme” e mediumeve shtetërore për rezultatet e para të zgjedhjeve nëpër vendvotime, veçmas pas informacionit të mbrëmjes nga Tanjugu se numri i përgjithshëm i zgjedhësve që e kanë shfrytëzuar të drejtën votuese ka arritur në 70 përqind. Opozita megjithatë mbajti premtimin se për votimin dhe rezultatet do të kumtojë menjëherë. Ndihmë për këtë ofruan Qendra për zgjedhje të lira dhe demokraci (CeSID) por edhe shtabi zgjedhor i Partisë Radikale Serbe (SRS) i Voisllav Sheshelit. Pas gjithë asaj që ndodhi, në të gjitha zgjedhjet e deritanishme, treguan se disponojnë me një organizim të shkëlqyeshëm për informim rreth rrjedhjes së zgjedhjeve.

Diç pas orës nëntë të mbrëmjes filloi koncerti dhe muzika zbavitëse në Sheshin e Republikës. Pa publikë, përveç nëse llogariten disa dhjetëra kalimtarë dhe masa e anëtarëve të opozitës, e cila rreth orës 22 filloi të mblidhej në rrugën e Kolarçevit, prej nga drejt Terazisë i zbrapsi kordoni prej pesëdhjetë policësh. Edhe ata pak njerëz që u kënaqën me muzikën, ndiqnin ritmin me tre gishta të ngritur - me të mesmin të zgjatur dhe dy të lakuar afër tij.

Në Media qendrën beogradase, gjithashtu në Sheshin e Republikës, ekspertët eminent për hulumtimin e opinionit publik dhe interpretim të të dhënave statistikore mbajtën konferencë shtypi në çdo një apo dy orë. Vetpërmbajtja fillestare rreth vlerësimit të trendit të përshtatshëm për

DOS-in u ndryshua fillimisht një orë pas mesnate, gjithashtu me një optimizëm të përmbajtur. Në këtë çast Opozita Demokratike e Serbisë, CeSID dhe Partia Radikale Serbe (SRS) dispononin me të dhënat se nga dy përqind të votave të numëruara, diku te mbi 300 mijë vota, është shënuar përparësi për Voisllav Koshtunicën në raport me Sllobodan Millosheviqin prej 56,83 përballë 34,23përqind (pjesën tjetër të mbetur e kanë ndarë tre kandidatët e tjerë për kryetar shteti).

BATICA DHE ZBATICA OPTIMIZMI: Rreth orës dy të mëngjesit Komisioni zgjedhor federal, në mënyrë të paligjshme, më në fund ndërpreu numërimin e votave të të burgosurve, policëve dhe ushtarëve. Sigurimi i Kuvendit, nga selia e komisionit, i dëboi përfaqësuesit e opozitës dhe pastaj i mbylli dyert e kësaj hapësire. Shtabi zgjedhor i Lëvizjes Serbe të Ripërtrirjes ndërpreu punën ora 01:30 me kumtimin e rezultateve tjera se Voisllav Koshtunica udhëheq 3:1 në raport me Millosheviqin. Pak më vonë, funksionari i lartë i Partisë Demokratike të Serbisë, udhëhequr nga Koshtunica, Zoran Shami - përndryshe ekspert eminent për ndërlikueshmërinë e çështjeve Zgjedhore - vlerësoi, duke u thirrur në rezultatet e 33 vendvotimeve, se Voislav Koshtunica në zgjedhjet presidenciale fiton që në rrethin e parë.

Në këtë moment dukej se DOS “fryn” të dhënat në mënyrën karakteristike për pushtetin. Optimistët megjithatë vunë re se kordoni i policisë nga Kolarçeci u tërhoq, kinse me lehtësimin e hapur në fytyrat e policëve Special.

Pesëmbëdhjetë mijë beogradas të mbledhur në Terazijë me skandime e përshëndetën çdo lajm gjatë numërimit të votave. Përkundër rezervave profesionale edhe gazetarët e mbledhur në Qendrën Mediale dhe në shtabet zgjedhore filluan të kaplohen nga ndjenjat e fitores. Njëri pas tjetrit lajmet vërtetuan fitoren e bindshme të Opozitës Demokratike të Serbisë në zgjedhjet lokale - në të cilat, sipas rregullave të reja të Millosheviqit, priti humbje. Edhe në Beograd, në të cilën deri tani me përkrahje të së majtës drejtohej nga qeveria e pakicës, SPO, u shënua fitore bindëse, me fitoren e 102 deri 110 vende këshilltarësh. Të gjithë 60 vendet e këshilltarëve në komunën e Vraçarit, ku opozita ka shumicën që nga zgjedhjet e para shumëpartiake (1990), fitoi Opozita Demokratike e Serbisë. Në Valjevë, Kovin dhe Milanovcin e Epërm këshillat lokale të socialistëve që natën e pranuan humbje në zgjedhje.

Televizioni shtetëror në 03:30 ndërpreu kumtimin e raporteve zgjedhore,

pasi zëdhënësi i PSS, Nikolla Shainoviq tha se Millosheviqi udhëheq me 44 kundrejt 41 përqind sa kanë votuar për Voisllav Koshtunicën dhe - në mënyrën e njëjtë si Ivica Daçiç më 1996 - konferencën e ardhshme e caktoi për kohë të pacaktuar, “nesër”. Ekipi kujdestarues redaktorial i Radio Televizionit Serb, edhe atëherë jo me ndonjë disponim të mire shkoi rreth orës pesë të mëngjesit. Gjysmë ore para kësaj, Zoran Gjingjiq menaxher I fushatës së Opozitës Demokratike të Serbisë, kumtoi fitoren e DOS-it “në të gjitha nivelet”. Masa na Terazi u shpërnda qetë, mbase e paaftë që ta gëlltiste këtë fitore të madhe.

FITORJA DHE TË TJERËT: Nëse të dhënat e shtabeve zgjedhore të partive dhe CeSID-a janë të sakta, fitorja e DOS (Opozitës Demokratike të Serbisë) është bindëse. Herët, në orët e pasditës së 25 shtatorit, lajmi u vërtetua edhe në konferencën e përbashkët për shtyp të Partisë Socialiste Serbe dhe JUL (Të majtës Jugosllave): Ljubisha Ristiq me mençuri konkludoi se kjo është shkak i “punës tonë të dobët” përkundër “plogështisë katastrofale” të opozitës. Sipas fjalëve të tij, e majta ka fituar dy të tretat në Kuvendin e Lartë të Republikave në Federatë - që llogarit në 20 deputetë ,,malazez” dhe 7 deputetë të së majtës të cilët, “duke bërë pushtet“ mund të bllokojnë çdo iniciativë të Kuvendin e Jugosllavisë. Gjykuar sipas kësaj, pushteti është në favor të DOS-it - pra ka humbur dominimin në Kuvendin e qytetarëve, dhe deri tani e ka mbajtur vetëm me ndihmën e Sheshelit dhe një partie tjetër radikale të menduar as-hok.

Në rast se gjatë të kumtimit të rezultateve zyrtare - gjatë 48 orëve të ardhshme - nuk ndodh ndonjë e papritur, mund të konkludohet se në Serbi nuk ndodh diçka e papritur, mund të konkludohet se ndodh ndërrimi i Vetëm zgjedhor i një pushteti më shumë se autoritar. Nëse koalicioni i majtë imponon me forcë rreth të dytë të zgjedhjeve presidenciale - që është tendencë e hapur e tij në çastet e para të pas marrjes së nokdaunit - humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve në RFJ tashmë dihen. Kjo është Lëvizja Serbe e Ripërtrirjes. Lideri i saj, Vuk Drashkoviq, megjithatë mblodhi forcë që me 25 shtator të pranonte se vendimi për dalje të pavarur në zgjedhje ishte i gabuar, dhe ia uroi Vojislav Koshtunicës fitoren, duke i bërë thirrje Sllobodan Millosheviqit që ta pranonte qetë humbjen. Humbësi i dytë është kryetari i Malit të Zi Milo Gjukanoviq. Vendimi i tij që t'I injoronte zgjedhjet federative - sado që të jetë i justifikuar bindshëm - tregoi se është shumë shkurtpamëse. Se çfarë pasojash do të prodhojë është vështirë të thuhet, kur Slobodan Milosheviqit iu dha mundësia për të kalkuluar me zgjedhjet republikane të vitit 2001.

AIM Podgorica

ALEKSANDAR QIRIQ