Ligji i luftes mes Shqiperise dhe Greqise dhe ceshtja came

Tirana Sep 28, 2000

AIM TIRANA, 27 SHTATOR 2000

A do te kthehet ceshtja came ne nje tjeter molle sherri midis Shqiperise

dhe Greqise? Ne faqet e gazetave shqiptare, ne diskurin politik si dhe ne parullat e mitingjeve po shfaqet gjithnje e me teper edhe ceshtja came. Nje shoqate me emrin Cameria po behet gjithnje e me aktive. Tani edhe nje rruge ne Tirane mban emrin Cameria.

Po cfare perfaqeson ceshtja came, qe here duket se harrohet dhe here del ne skene.?

Pak histori

Duke qene se shpesh origjina e popullsive ne Ballkan eshte e diskutueshme, aq me teper kur merren si burim studiues apo qarqe politike te rajonit, per te shkuar tek origjina historike e ceshtjes came mund t'i referohemi nje raporti te Grupit Nderkombetar te Krizave:

"camet jane shqiptare etnike, shumica myslimane qe kane banuar historikisht midis Butrintit dhe lumit Akeron, ne lindje te maleve te Pindit. Territori ku ata kane banuar ka qene pjese e Perandorise romake e fituar me pas prej Bizantit...Myslimanizuar shumica pas pushtimit otoman...territor i dhene Greqise me vendim te Konferences se Ambasadoreve me 1913, vetem disa fshatra i mbeten Shqiperise..".

Me pas ne raport thuhet se shifra e cameve te larguarve me force nga Greqia per ne Shqiperi gjate dhe pas Luftes se Dyte Boterore eshte rreth

35 mije vete. Por pavaresisht numrit te personave te larguar dhe per te cilet nuk ka nje shifer konvergjente, ajo qe ka rendesi eshte pasuria e pretenduar dhe vlera e saj. Sipas vleresimeve te Zyres Komisionare Shqiptare, kompetente deri ne vitin 1990 per te trajtuar pronat e shqiptareve jashte kufijve politike te Republikes se Shqiperise , botuar

kohet e fundit ne te perditshmen shqiptare "Shekulli", ne favor te shqiptareve ne Greqi, ne vitin 1940 numeroheshin pervec shtepive e trojeve, pyje me siperfaqe 65 mije hektare, 108 mije ha kullota dhe 30 mije ha toke bujqesore. Po sipas kesaj zyre vlera e tyre me nje perllogaritje modeste shkon tek 1 miliard dollare. Ndersa sipas Shoqates

Cameria vlera totale e pronave came ne fund te Luftes se Dyte Boterore ishte 340 milion USD dhe qe me vleren e sotme te kembimit vleresohet 2,5 miliard dollare, theksohet ne materialin e Grupit te Krizave.

Sic shihet, fatura financiare e kesaj ceshtjeje eshte aq e madhe sa nuk mund te mos merret parasysh edhe kur flitet per marredheniet mes Tiranes dhe Athines.

Po c'thote Tirana politike?

Njeri nga protektoret e deklaruar politike te kesaj ceshtje ne Tirane, kreu i opozites Sali Berisha nuk ka bere ndonje pretendim publik kundrejt Greqise sa kohe ishte ne pushtet. Nuk mund te perjashtohet edhe opsioni se ai mund ta kete kerkuar ne takimet e tij me palen greke zgjidhjen e ceshtjes, por me marreveshje eshte rene dakord qe ajo te mos kumtohet ne publik. Ndersa drejtuesit e sotem te shtetit shqiptar e kane ngritur ceshtjen came si ceshtje pronash, pra jo si nje rivendikim territorial, sic mund ta demonizojne ekstremistet greke duke e lidhur madje kete kerkese me rritjen e ekspansionit panshqiptar pas hyrjes se trupave te NATO-s ne Kosove.

Sipas perfaqesuesve te shoqates me emer Cameria, Greqia mohon te drejten e shenjte te prones private duke mbajtur ende ne kembe gjendjen e luftes me Shqiperine dhe duke etiketuar si bashkepunetore te gjermaneve tere pakicen shqiptare qe ka jetuar ne territoret e saj deri ne perfundim te Luftes se Dyte Boterore.

Mbajtja ne kembe e ketij ligji prej gjashtedhjete vjetesh bllokon dhe kthimin e pasurive te shqiptareve, kryesisht te cameve qe kane jetuar ne

Greqi deri ne kete periudhe dhe jane larguar me force prej andej.

Ka qene kryeministri Meta ai qe foli publikisht i pari per ceshtjen came

gjate vizites se tij te pare ne Greqi. Dhe mori pergjigjen e menjehershme te homologut te tij grek Simitis: "Per ne kjo ceshtje nuk ekziston". Pas kesaj, ne fakt ne Shqiperi zerat per ceshtjen came u fuqizuan.

Ne fakt ceshtja came paraqitet e nderlikuar, politikisht dhe juridikisht. Asnje iniciative juridike ose padi kolektive apo individuale nuk eshte depozituar deri tani ne Gjykaten e Strasburgut. Ata qe flasin per dritehijet juridike te ceshtjes came i shohin ato te lidhura pazgjidhshmerisht me pengesat politike. Nder to kryesoret mbetet

Ligji i Luftes kunder Shqiperise, i cili ne fakt e bllokon juridikisht problemin.

Ligji paradoksal i Luftes mes Shqiperise dhe Greqise

Kane kaluar gjashtedhjet vjet qe nga shpallja me dekret mbreteror e ligjit 2636 te Qeverise se gjeneralit Metaksa si kunderpergjigje ndaj sulmit italian mbi Greqine nga territori i Shqiperise. Kjo e fundit pa asnje lloj subjektiviteti te pavarur nderkombetar i shpalli bashke me Italine lufte fqinjit jugor. Dekreti mbreteror siguronte ushtrimin e efekteve te tij sekuestrative kryesisht mbi 800 prona te shqiptareve, mesohet ne arkivat e Ministrise jashtme shqiptare. Kjo sepse sipas dekretit Shqiperia dhe Italia shpalleshin shtete armiq. Pronat u moren ne fillim prej Ministrise se Financave qe nga ana e saj ua dha qytetareve te ndryshem ne administrim duke marre pej tyre 15% te te ardhurave vjetore. Abrogimi i ligjit prej qeverise kuislinge te Colakogluse, te mbrojtur nga bajonetat naziste gjermane, nuk u njoh nga qeveria greke e vitit 1944, e cila e restauroi nepermjet ligjit 13 te ketij viti dhe prej atehere ai eshte ne fuqi.

Pavaresisht retushimeve te ligjit qe perjashtoi disa prona te qytetareve shqiptare me origjine greke, vendosjes se marredhenieve diplomatike mmes dy vendeve me 1971, nenshkrimit te Traktatit te Miqesise dhe Bashkepunimit midis dy vendeve me 1996, Ligji i Luftes vazhdon te ngelet ne fuqi. Ekziston nje dekret i qeverise greke te vitit 1989 per shfuqizimin e ligjit, por ky dekret asnjehere nuk u miratua ne Parlamentin Grek.

Duket se pikerisht pas ketij veprimi apo mosveprimi qendron dilema greke: ligji nuk ka efekte nderkombetare, as ne marredheniet me Shqiperine, aq me teper qe mes dy vendeve ka edhe nje Traktat Miqesie dhe Bashkepunimi, por atij i ngelen disa efekte te brendshme, kryesisht mbi pronat qe gjenden ne territorin grek.

Zgjidhje politike dhe zgjidhje juridike

Kaloi gati ne qetesi ne 31 korrik ne shtypin shqiptar lajmi se Presidenti Meidani i kerkoi ministrit grek te Mbrojtjes Xohaxopullos heqjen e Ligjit te Luftes. Sipas avokatit te njohur shqiptar Agim Tartari Greqia ka aprovuar ne 3 dhjetor 1998 ligjin 2664, i cili fiksonte 5 tetorin 1999 si afatin e fundit per te regjistruar pasurite e

paluajtshme ne Greqi. Me pas pronat e paregjistruara, pra dhe ato te shqiptareve came, konsiderohen si publike. Ligji i mesiperm parashikon te drejten e apelimit brenda 5-7 vjeteve per ata qe pretendojne njohjen e te drejtes se prones. Pikerisht ky eshte dhe afati kohor brenda te cilit Shoqata Cameria synon te realizoje nje padi kolektive ne Gjykaten Europiane te Strasburgut.

Por levizja ne drejtim te rikthimit apo kompensimit te ketyre pronave qe

perfaqeson nje fature te madhe financiare kerkon dhe aktivizimin e shtetit shqiptar, thote avokati Tartari. Por Tirana zyrtare, e gjendur ne nje vit elektoral, ka pak te ngjare qe t'i kushtoje shume vemendje ceshtjes came. Aq me teper, qe per Shqiperine si rregull peshon me shume fati i afro 300 mije emigranteve qe punojne ne Greqi, se sa pronat e cameve, te cilet megjithate kerkojne te drejten e tyre te pronesise.

AIM Tirane

ARBEN LEKA