Diten e votimit

Pristina Sep 28, 2000

AIM Junior, Graçanicë, 25. 09.2000

Në rajonin e Kosovës, ora 7 të mëngjesit u hapën të gjitha vendvotimet (81). Ndonjë masë të shtuar sigurie nuk kishte ose nuk u duk se pati. E vetmja gjë që ra në sy ishin xhipat e parkuar – nga një të KFOR- it dhe OKB-së rreth dhjetë metra nga çdo vendvotim. Kjo me siguri u bë shkaku, siç tha administratoti civil, Bernar Kushner, që të ketë dëshmi për numrin e qytetarëve të dalë në votime që të mos vinte tek manipulimet zgjedhore. Votimet u zhvilluan kryesisht nëpër shkolla, madje as tendat nuk ishin të injoruara.

Në Graçanicë, rajoni i Prishtinës, i banuar me serb të Kosovës, tashmë edhe me persona të ikur nga viset tjera, votimi filloi në kohën e caktuar në shkollën “Kral Milutin”. Vendvotimet ishin të ndara në shtatë njësi, kurse në listat votuese ishin të shënuar emrat e më shumë se 3 mijë e 228 votuesve. Sipas fjlëve të Novica Milovanoviqit – kryetar i njësisë zgjedhore numër dy ku ishin të shënuar më shumë se 400 votues, votimet kaluan pa probleme. Diku pas orës shtatë, votuesi i parë Sinish Beliq e hodhi votën e vet në kuti. Më vonë njerëzit filluan të vijnë në çifte. Të parët si gjithmonë erdhën të vjetërit.

Përkrah gjashtë njësive në shkollën ''Kralj Milutin'', u hap edhe vendvotimi numër 78 për Ajvalinë, fshat i afërt. Rreth 2 mijë votues në listat zgjedhore panë në klasë vetëm anëtarë të komisionit zgjedhor, të cilët për dallim nga njësitë tjera zgjedhore në shkollë (që kishin kuti të drunjta të votimit) këtu kishin kuti të rëndomta dhe një paket cigaresh ''Monte Carlo'' që në këtë rast shërbente si kuti votimi. Pyetjen rreth këtij kurioziteti nuk e parashtruam. Detaji ashtu siç është flet vet. Interesimin tonë e hetuan vet zgjedhësit.

Në pyetjen çka presin nga zgjedhjet, shumica e banorëve të Graçanicës u përgjigjën se presin paqë, të ardhme më të mirë, ndryshime. Në pyetjen se çfarë ndryshimesh presin, një plak u përgjigj: “NATO do të ik nga Kosova”!

''Për çka të shpresoj? Për asgjë”'!, tha një vajzë nga Graçanica. ''Kush është më i mirë, më i aftë, le të fitojë''. Hendeku mes gjeneratave ekziston, por duket se nuk është aq i thellë p.sh. si në Serbi. Këtu sikur ende nuk i besohet ndonjë force të re politike që mund të sjell ndryshime, të ndryshojë gjendjen e serbëve të këtushëm të Kosovës. Natyrisht, kishte edhe nga ata që ishin të hidhëruar dhe duhej të flenin më 24 shtator. Personat e shpërngulur që jetojnë në Graçanicë, e p.sh. janë nga Prishtina, nuk kishin të drejtë të votonin në Graçanicë, prandaj disa prej tyre doemos duhej t'i nënshtroheshin rrezikut të shkonin në Prishtinë për të votuar në njërën nga tre vendvotimet e hapura. Në hollin e shkollës erdhi deri tek mosmarrëveshja mes një personi të shpërngulur nga Prishtina i cili tha se është në listën zgjedhore dhe se regjistrimi është bërë nëpër shtëpi, që sipas fjalëve të Komisionit zgjedhor nuk ishte e saktë. ''U krye regjistrim për personat e sëmurë dhe invalidët”, thanë vendasit. Refugjati nga Prizreni Miroslav Petkoviq, u paraqit më 20 shtator në bashkësinë lokale. “Sot kam ardhur i pari në 6 e 30 minuta ! Kam pritur deri ora shtatë dhe kur u hapën vendvotimet më thanë se nuk jam në listat votuese dhe nuk kam të drejtë vote. Na e kanë marrë të drejtën qytetare – të gjithë personave të shpërngulur. Kërkoj që të anulohen zgjedhjet në Graçanicë'' – na tha Petkoviqi.

Në Graçanicë momentalisht janë vendosur mbi një mijë persona të shpërngulur dhe ata duhej të votonin në Shtërpc ku gjithashtu janë vendosur rreth një mijë veta nga Prishtina, Kaçaniku, Ferizaj të cilët kishin të drejtë vote. Të drejtë vote, përmes lejenjoftimit, kishin edhe personat e shpëngulur nga Gushterica. Si do që të jetë u gjend secili si mundi, kurse mbeti edhe një numër qytetarësh që nuk mundën të votonin. Në këtë situatë u gjend edhe kryetari i Lëvizjes Serbe të Rezistencës Moimçilo Trajkoviq dhe anëtarët e familjes së tij. Shkurt, anëtarët e Komisionit zgjedhor nga koalicioni qeveritar e informuan Trajkoviqin se nuk është në listën zgjedhore edhe pse ai është nga ky fshat. Ai më vonë deklaroi se Millosheviqi tenton që në Kosovë ta fitojë shumicën, por ka arritur sukses në qëllimin që të pengojë manipulimin e votave të shqiptarëve të Kosovës nga ana e regjimit aktual. Në rrugë prej Graçanicës për në Kishnicë shkuam në vendvotimin numër 59, në njësinë zgjedhore 26 në Vranje që gjendej në livadh, nën tendë, të cilën për këtë qëllim ua dha Kryqi i Kuq, siç na thanë votuesit që i takuam. Nën tendë gjendeshin disa karrike shkollore, dëgjohej Radio Graçanica dhe pritej rend për votime. Sipas fjalëve të Dushan Iviqit, kryetar i këtij Komisioni zgjedhor, në listat votuese janë shënuar 800 persona me të drejtë vote. ''Votojmë nën tendë, sepse shkollën e kanë marrë shqiptarët. Ajo gjendet në pjesën e tyre”, tha Iviq.

Nën tendë, me programin muzikor të Radio Graçanicës, në pritje për votime, qëndronte në plak me bexhin ku gjendej fotografia e Sllobodan Millosheviqit. Kur hyrëm filloi neve të na thërriste: '”Sloba, Sloba”!!! Pesëdhjetë metra nga tenda jetojnë shqiptarët. Pyetja drejtuar disave, që qëndronin dhe vëzhgonin nga largësia, se çka mendojnë për zgjedhjet jugosllave – kryesisht ishte pa koment. Na thanë se kanë zgjedhjet e tyre më 28 tetor. “Unë nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe asnjëherë nuk kam marrë pjesë. Nëse kjo bëhet që të rrëzohet nga pushteti Millosheviqi, atëherë këtë le ta bëjë populli i tij”, na tha një i ri shqiptar i cili rrinte së bashku me shokët e tij. Votimi në qarkun e Kosovës përfundoi ora 16, siç u tha, për shkaqe sigurie. Kushneri atë ditë deklaroi se votimi është kryer ora 16 në të gjitha vendvotimet, në përjashtim të tre tjerave ku votimi ka vazhduar deri në orët e mbrëmjes. Të drejtën e votës në rajonin e Kosovës e shfrytëzuan 60 - 70 përqind të votuesve. Sipas vendasve, thuhet se, kanë qenë mbi 200 vëzhgues të huaj.

Me rënien e ziles në shkollën “Kralj Milutin” në Graçanicë, votimi gjithashtu përfundoi diçka pas orës

  1. Roja i shkollës lejoi ndonjë votues të hynte brenda edhe pas mbylljes së vendvotimeve. Një nga policët e Kosovës që atë ditë ishte në shkollë, i hidhëruar pyeti: “Kush i lëshoi këto njerëz?”. Nuk kemi arritur deri tek fundi i “dramës”. Para dyerve të mbyllura mbetën disa vendas dhe persona të shpërngulur që edhe mëtej komentonin dhe bisedonin pse personat e shpërngulur nuk kishin të drejtë vote në Graçanicë. “Mendoj se neve nuk na lejuan të votonim sepse mendojnë se do të votojmë kundër Millosheviqit”, tha një nga të shpërngulurit.

Në oborrin e shkollës fëmijët luanin futboll. Gratë që këtu u ballafaquan me pyetjen se a e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës u përgjigjën me vendosmëri. Pastaj iu drejtuan fëmijëve që luanin në oborr me fjalët: “Filloni të mësoni të këndoni këngë për Sllobën kur ai do të fitojë në zgjedhje”

AIM Junior Prishtinë

NATASHA SAVOVIQ