Bajram Rexhepi dhe Oliver Ivanoviqi ne Oher – ura ne Mitrovice

Skopje Sep 26, 2000

Gjenerali amerikan i pensionuar dhe administrator i OKB-së për Mitrovicën e Kosovës i solli me vete në Ohër njerëzit e parë të qytetit të ndarë për të marrë pjesë në panelin rreth vizionit të ardhshëm të marrëdhënieve të shqiptarëve dhe të tjerëve në rajon si dhe interesat e përbashkëta si bazë për bashkëpunim. Ura, si simbol i ndarjes së qytetit mbeti, natyrisht, në Mitrovicë

AIM Shkup, 23.9.2000

Para disa kohësh në Ohër, në organizim të Institutit të njohur Aspen nga Berlini, u mbajt takimi "Roli i shqiptarëve në eurointegrimet e Ballkanit Perëndimor – Misioni i mundshëm " (pa pikëpyetje, që vetkuptohet). U tha se është një ndër tubimet e shumta që janë rezultat i interesave të shtuara të Perëndimit për ngjarjet që përfshijnë hapësirën e ish-Jugosllavisë,i paketuar si projekt i Paktit për stabilitet të Evropës Juglindore. Çështja e Kosovës dhe stabiliteti ekonomik dhe politik i Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe zhvillimi i mundshëm i ngjarjeve në Serbi, ishin kuadrati i bisedimeve dyditore rreth rolit të shqiptarëve në rajon. Marrëdhëniet e bashkësive të ndryshme shqiptare me grupet tjera etnike, sipas vlerësimeve të njerëzve që janë të inkuadruar në programin "Transfjuz" të Institutit berlinez Aspen, do të kenë ndikim të padiskutueshëm në procesin e demokratizimit të rajonit.

Paqës akademike të kësaj mbledhjeje rëndësi të veçantë i dha pjesëmarrja e përfaqësuesve shqiptarë dhe serbë nga Mitrovica e Kosovës dhe administratori i saj i jashtëm. Prefekti shqiptar, pretendent për këtë vend në zgjedhjet vendore në Kosovë, Bajram Rexhepi dhe Oliver Ivanoviq, kryetar i Këshillit nacional serb të Kosmetit verior, së bashku me gjeneralin e pensionuar amerikan dhe administrator rajonal të OKB-së për Mitrovicën e Kosovës Uiljam Nes, përmes një ardhje dramatike arritën në Ohër. Duke fluturuar me helikopterin e KFOR-it rreth gjeneralit në mënyrë tipike për amerikanët mizëronin aistentët e tij, ndihmësit dhe çka jo tjetër. Sesioni i punëtorisë vazhdoi kur njëri nga organizatorët para dy karrikeve të zbrazura në tavolinë la shenjat me emrat e Rexhepit dhe Ivanoviqit. Sipas lojës së rastit atë për Ivanoviqin e vendosi menjëherë afër një shqiptari nga Kosova, kurse atë të Rexhepit afër një serbi, që udhëheq një organizatë joqeveritare, i cili tashmë disa muaj është strehuar në Mal të Zi, derisa nuk kanë përfunduar zgjedhjet në Serbi. Kosovari haptazi i ndërroi shenjat me emrat e Ivanoviqit dhe Rexhepit dhe gjithçka erdhi në vendin e vet – Ivanoviqi duhej të ulej afër serbit, kurse Rexhepi afër shqiptarit, kurse këta të dy edhe ashtu shpesh gjenden sëbashku në shoqërim të ndërmjetësuesve që bëjnë përpjekje Mitrovica e Kosovës të jetë Mostari i ri.

Megjithatë, më parë erdhi deri tek pauza për kafe, kurse pas kësaj gjërat në dorë i morri gjenerali i pensionuar amerikan. Duke u prezentuar, Vilijam Nes, tha se nuk dëshiron t'i drejtohen me "gjeneral", sepse edhe pse zyrtarisht ishte një vit në Bosnjë e Hercegovinë kurse u pensionua në shkurt të këtij viti, në Ballkan u kthye në qershor kur pas disa muajsh të qeta në pension vendosi që përvojën e vet ta vazhdojë si administrator civil për rajonin e Mitrovicës së Kosovës. Nesi haptazi si epror të kuptuarit të gjendjes në teren e sqaroi me shembullin e tre popullatave që gjenden në territorin të cilin e administroi në emër të OKB-së. Natyrisht, tha ai, të gjithë e dijmë se lumi Ibër dhe ura famoze mbi të në Mitrovicën e Kosovës është vijë ndarëse mes shumicës dhe pakicës. Por ndarja në shumicë dhe pakicë edhe në këtë rajon është relative. Ai përmendi fshatin Banjë dikur me 300 banorë, rreth 95 përqind serb. Tani në fshat ka 109, kurse në fshat jetojnë edhe tre familje shqiptare. Fshatin çdo ditë e ruajnë prej 75 deri 100 ushtarë të KFOR-it. "Kodra e xeherores" është shembull i kundërt. Në këtë fshat jetojnë 600 shqiptarë nën rrethimin e serbëve. Edhe këtu ushtarët e KFOR-it e ruajnë popullatën. Nes përmendi edhe shembullin e tretë – popullatën rome në afërsi të Shkritores me rreth 250 romë që janë strehuar këtu. Kalimthi përmendi edhe të dhënat se tek fëmijët e tyre është shënuar dy herë më shumë prania e plumbit në gjak se sa gjithë popullata tjetër. Teza e gjeneralit të pensionuar dhe administratorit aktual të OKB-së për rajonin e Mitrovicës ishte se çështja e pakicave dhe shumicave në kushte lokale përjeton ridefinim. Dhe shtoi se kur udhëton në cilëndo nga këto tre vende has në një atmosferë të rëndomtë jetësore – njerëzit punojnë në fushë, populli është në lëvizje por kur hyn në fshat pamja është krejt tjetër – në mes ditë rrallë kush punon jashta oborrit të vogël të shtëpisë.

Bajram Rexhepi në paraqitjen e tij filloi duke thënë se është i vetëdijshëm se, si pjesëtarë i popullit shumicë, pikërisht shumica ka detyrë të shenjtë të kujdeset për pakicën. Duke përmendur njëkohësisht realitetin e ri tha se pakica doemos duhet ta pranojë realitetin dhe të sillet sipas tij. Përmendi edhe frustacionet e shqiptarëve nga lufta, por edhe bindjen se nuk mund të ketë kthim në të kaluarën, dhe se duhet ecur drejt ardhmërisë ku të gjithë duhet të shqetësohen për të gjithë. Pengesat që gjenden në këtë udhë, sipas tij, janë rezultat i asaj se serbët nuk mund të çlirohen nga ëndrra dhe shpresa e Milloesheviqit për kthimin e sërishëm të politikës së tij. E tha edhe këtë "se ata nuk duhet të ndjehen sikur të jenë në ZOO ". Sa u përket romëveç, tha se gjatë luftës, ata vranë, vodhën dhe se pas kësaj, si rezultat i revanshizmit, shtëpitë e tyre u dogjën, ata u dëbuan, por tani gjendja ka filluar të jetë afër kufirit të tolerancës.

Oliver Ivanoviqi në gjuhën angleze sqaroi se do të flasë serbisht, që të ndjehet i barabartë. Ndjenja e mosbesimit është ndjenjë dominante mes serbëve që kanë mbetur, nga frika se do të dëbohen e ndiqen nga enklava (ai tha se serbët në Kosovë kanë mbetur popull-enklavë). Sipas termit të tij “reliteti i ri” tingëllom si pengesë - cenim – paperspektivë, por tha se nga natyra është optimist, se gjendja megjithatë do të përmirësohet nëse njerëzit nuk insistojnë në dallime por në atë që është e përbashkët. Ofroi edhe disa detaje, të cilat dallonin nga shembuj e përmendur nga gjenerali i pensionuar Nes - Banja, megjithatë është si një ishull mes oqenit, derisa “Kodra e xeherores” megjithatë është afër pjesës jugore të qytetit me shumicë shqiptare. Recepti i zgjidhjes, sipas Oliver Ivanoviqit, është kthimi nga problemet e përditshme, shqetësimi rreth standardit dhe fillimi i zhvillimit ekonomik. Fjalët e fundit – si mesazh në këtë frymë, i tha në gjuhën shqipe.

Mendimet e tij në këtë panel i shfaqi edhe kryetari i partisë më të fuqishme të shqiptarëve në Maqedoni, që është pjesë e koalicionit aktual qeveritar, Arben Xhaferi, edhe vet një kohë të gjatë banorë i Kosovës. Sipas tij "problemi i pakicave" është artificial, problemi kryesor është lufta e papërfunduar në shkatërimin e ish-Jugosllavisë. E drejta e vetvendosjes së qytetarëve të Kosovës buron nga statusi i Kosovës si njësi konstituive e Jugosllavisë së dikurshme, që nuk u respektua. Dhe kalimthi pyeti: Përse Koshtunica në Mitrovicën e Kosovën nuk ishte i mirëeardhur.

Gjenerali i pensionuar Nes, shihej se nuk e dinte se kush është Xhaferi, prandaj nuk e fshehu se ngapak edhe nuk e kuptoi paraqitjen e tij, dhe iu kthye sërish përditshmërisë. Deklaroi se shumë shpesh, kur me Rexhepin dhe Ivanoviqin bisedon vetëm për vetëm edhe njëri edhe tjetri kanë mirëkuptim për problemet që i shtron tjetri, që për atë është shenjë e mirë.

Duke e shikuar orën e tij sikur i dha shenjë organizatorit që të pauzojë për drekë. Para kësaj, gjithë pjesëmarrësit, bënë një fotografi të përbashkët në verandën e hotel "Granitit", natyrisht me liqenin mëse të bukur në sfond. Nesi, si udhëheqës i ekipit të Mitrovicës, megjithatë nuk ngeli deri në përfundim të sesionit, duke i lënë mundësi vetes, Rexhepit dhe Ivanoviqit të inkuadroheshin në vazhdimin e punimeve të uorkshopit – rreth interesve të përbashkëta si bazë për bashkëpunim – siguria e përbashkët si thirrje për zhvillim ekonomik. Ata i priste helikopteri i KFOR-it në aeroportin e Ohrit që t'i kthente në Kosovë. Dhe duket i paevitueshëm simboli i asaj që i ngjau urës së Mitrovicës së Sremit, shpirti i së cilës sikur e ngriti në ajër sesionin dyorësh në të cilin dominuan. Urat të cilat, sikurse ajo e Mostarit, deri tani më shumë ndajnë përkundër frymës së funksionit të tyre, të bashkojnë.

A duhet të thuhet pastaj se uorkshopi u fundos në paqën akademike, biseda u krye, u sollën konkludimet dhe rekomandimet. Mbeti pa përgjigje decide pyetja e misionit të mundshëm – roli i shqiptarëve në eurointegrimet e Ballkanit Perëndimorë.

AIM Shkup

ISO RUSI