Zgjedhjet e ndervarura dhe tensionet e ndervarura shqiptare
AIM TIRANA, 24 SHTATOR 2000
Ne fushaten e ndezur elektorale ne Shqiperi per zgjedhjet lokale,
pjesemarrja ne manifestimin elektoral te Partise Demokratike te Shqiperise me 19 shtator ne qytetin e Kukesit te nenkryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves, Ekrem Kryeziu, solli nje element te ri. Ky element i ri eshte angazhimi i hapur fizik i forcave te ndryshme politike ne Shqiperi apo ne Kosove ne fushatat reciproke parazgjedhore, per fitoren elektorale te aleates se saj ne vendin tjeter. Kjo mund ta shtoje tensionin elektoral dhe luften me tema "patriotike" midis partive politike ne Shqiperi ne kete pik elektoral, por nga ana tjeter mund ta shtoje tensionet dhe te ndikoje ne
atmosferen elektorale edhe ne Kosove. Jo me pak problematike behen pasojat dhe kur eshte fjala per Maqedonine, ku nje nga udheheqesit kryesore te Partise Demokratike Shqiptare Menduh Thaci, lidhur me incidentet e armatosura qe ndodhen ne Maqedonine Perendimore ndermjet grupeve te votuesve shqiptare atje, ne raundin e pare te zgjedhjeve lokale te 10 shtatorit, akuzoi implikimin e forcave te Bujar Bukoshit, ish kryeministrit te qeverise ne mergim te LDK-se dhe struktura te Partise Demokratike te Shqiperise.
Nuk ka ndodhur me pare qe trevat e banuara nga shqiptaret ne Ballkan te ndodhen ne te njejten kohe ne nje periudhe zgjedhjesh. Ne Shqiperi me 1 tetor zhvillohen zgjedhjet per pushtetin lokal, ne Kosove me 28 tetor zhvillohen zgjedhjet per pushtetin lokal te organizuara nga OKB-ja dhe ne Maqedoni me 10 shtator dhe 24 shtator jane zhvilluar dy raundet e zgjedhjeve per pushtetin lokal.
Deri tani partite politike ne Tirane ne fushaten elektorale i ishin shmangur te therrisnin partneret apo aleatet e tyre te partive apo udheheqesit politike shqiptare nga Kosova apo Maqedonia te vinin ne Shqiperi dhe te zhvillonin fushate elektorale ne favor te tyre. Kjo ka qene dicka e rendomte ne periudhen e pare postkomuniste ne fushatat elektorale te partive politike shqiptare ne keto treva, ku perfaqesues te njeres apo tjetres parti merrnin pjese reciprokisht ne fushatat elektorale te partive ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni.
Pas nderhyrjes se NATO-s ne Kosove dhe perpjekjeve te UNMIK-ut per stabilizimin e gjendjes dhe ngritjen e institucioneve demokratike ne Kosove, ka patur nje vemendje te posacme te faktorit nderkombetar per te
pakesuar efektet negative te ndervarjes partiake brendashqiptar. Zyrtare te larte te vendeve te Perendimit, qe kane ardhur ne Tirane gjate ketij viti pas vendosjes se Kosoves nen mbrojtjen dhe administrimin nderkombetar, vazhdimisht kane keshilluar partite politike shqiptare qe te mos transferojne grindjet e tyre ne Kosove tek partite homologe. Me 13 qershor shefi i misionit te OKB-se ne Kosove Bernard Kushneri refuzoi te lejonte
hyrjen ne Kosove te kryetarit te PD te Shqiperise Sali Berisha.
Kerkesat nderkombetare ndaj partive ne Tirane kane koinciduar edhe me kujdesin per te mos i krijuar regjimit te Miloshevicit asnje mundesi qe te ndikoje dhe shfrytezoje grindjet politike te partive shqiptare per te tensionuar dhe destabilizuar situaten ne Kosove, Maqedoni e me gjere. Kjo eshte bere nje shqetesim ne rritje, sidomos ne periudhen e tanishme te zgjedhjeve parlamentare e presidenciale ne Serbi, kur Miloshevicit i intereson nje ashpersim i perplasjeve te partive politike shqiptare ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni per te zhvleftesuar aksionin e NATO-s dhe te
Perendimit per paqen ne Kosove. Kete shqetesim e shprehu edhe komandanti suprem i NATO-s gjenerali Jozef Ralston gjate vizites se tij ne fund te muajit te kaluar ne Tirane, kur nenvizoi se zgjedhjet qe do te mbahen ne rajon jane te gjitha te rendesishme per NATO-n dhe forcat e NATO-s jane ne gatishmeri per te siguruar nje atmosfere te sigurt ne gjithe keto vende. Edhe kryeministri i Shqiperise Ilir Meta me 20 shtator e perseriti kete shqetesim kur deklaroi se Miloshevici po perpiqet te nxite probleme ne zgjedhjet ne Maqedoni, Shqiperi dhe Kosove.
Ndonese fushata elektorale per zgjedhjet e 1 tetorit ne Shqiperi ka
disa muaj qe ka filluar, deri tani partite politike kryesore nuk kishin tentuar te ftonin parti homologe nga Kosova po Maqedonia per t'i ndihmuar ne fushaten e tyre elektorale. Gjithashtu partite kryesore politike ne Shqiperi dhe udheheqesit e tyre pak e kane perdorur ceshtjen e Kosoves si teme te fushates se tyre elektorale. Madje as PS dhe as PD nuk jane prononcuar lidhur me problemet dhe ngjarjet qe kane ndodhur ne fushatat elektorale ne Kosove dhe Maqedoni. Qeveria, komisioni i jashtem parlamentar dhe partite politike ne Tirane kane protestuar per tolerancen qe UNMIK-u i krijoi Beogradit te shtrije fushaten per zgjedhjet federale parlamentare e presidenciale edhe ne enklavat serbe ne Kosove. Vetem me 21 shtator sekretarja nderkombetare e PS te Shqiperise, Arta Dade, i kerkoi Partise se Prosperitetit Demokratik qe te mos bojkotonte raundin e dyte te zgjedhjeve lokale me 24 shtator ne Maqedoni.
Partite politike shqiptare ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni kane preferencat dhe lidhjet e tyre me njera tjetren. Por kjo nuk ka te beje me programet apo strategjite e tyre politike. Kjo lidhet me shume me preferencat dhe marredheniet personale te liderve politike ndaj njeri tjetrit. Kjo eshte kaq e vertete, sa qe lidhjet dhe aleancat mes partive
politike shqiptare ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni, jane sot krejt te ndryshme nga ato qe ishin kater vjet me pare. Tashme partite politike ne Shqiperi jane bere aleate me ato parti apo udheheqes ne Kosove e Maqedoni, te cilat i akuzonin me pare dhe jane bere kundershtare me ato forca dhe udheheqes te cilet i lavderonin dikur.
Pjesemarrja e nje udheheqesi te partise se Rugoves, LDK, ne mitingun elektoral te PD te Shqiperise ne fakt nuk shpreh ndikimin qe partite politike te Kosoves kane ne Shqiperi, por me shume nevojen qe partite politike te Kosoves kane per mbeshtetjen e partive politike te Shqiperise. Nje force e quajtur e moderuar si LDK-ja ndjen nevojen e mbeshtetjen nga
nje parti e linjes se forte si PD ne Shqiper, per te bere nje kunderballance ne elektoratin e ri kosovar, me nje ndikim ne rritje nga partia e linjes se forte e Hashim Thacit.
Pjesemarja e partive politike kosovare ne fushaten elektorale te Shqiperise nuk ka ndikim te rendesishem ne drejtim te rezultatit elektoral ne Tirane. Por ajo ndikon ne sensin e ashpersimit te luftes elektorale. Nuk dihet akoma nese Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Tirane do te parajmeroje partite politike qe te mos perdorin perfaqesues te partive politike jashte Shqiperise, sepse neni 130 i Ligjit te ri elektoral ndalon propaganden ne favor ose kunder nje kandidati apo subjekti zgjedhor nga ana e te huajve. KQZ i terhoqi vemendjen PD-se kur ne mintingun e saj elektoral te 12 shtatorit ne Durres mori pjese dhe pershendeti edhe kryetari i Bashkise se Barit,Itali, qe i perket te djathtes italiane ose nje perfaqesues i Partise Popullore Austriake. Rasti i pjesemarrjes se LDK-se ne mitingjet elektorale te PD-se eshte disi me specifik, sepse eshte fjala per nje parti shqiptare, por perderisa keto parti shqiptare veprojne ne nje entitet tjeter administrativ apo shteteror, ne Kosove apo ne Maqedoni, kjo mund te shtyje KQZ-ne te kerkoje veprimin e ligjit zgjedhor edhe mbi ato.
Ne fushaten e tanishme te ndezur zgjedhore nderthurja apo angazhimi
fizik i partive politike shqiptare ne manifestimet dhe fushaten elektorale te njera tjetres ne Shqiperi, Kosove apo Maqedoni,nuk duket se kontribuon ne qetesimin e tensioneve elektorale ne asnjeren fushate. Eshte e kuptueshme se fushatat apo rezultatet elektorale te partive shqiptare ne
Kosove e Maqedoni kane nje ndikim minimal ne ecurine e fushates apo rezultatet e zgjedhjeve ne Shqiperi. Por fushatat dhe veprimtaria e partive politike te Shqiperise kane nje ndikim shume te madh ne ecurine e situatave elektorale dhe politike brendashqiptare ne Kosove e ne Maqedoni.
Sa me besnik t'i qendrojne partite politike shqiptare kufirit te tyre gjeografik, aq me mire do te jete per mbarevajtjen e kesaj stine zgjedhjesh ku marrin pjese, si dhe per vete imazhin e faktorit shqiptar ne rajonin e Evropes Juglindore. Ndervartesia e zgjedhjeve eshte mire ta perjashtoje ndervartesine e tensioneve.
AIM Skopje
SHABAN MURATI