A eshte e mundshme vjedhja zgjedhore?
Më pak se një javë nga zgjedhjet në RFJ, një gjë është e qartë se Sllobodan Millosheviqi bën gjithçka që të fitojë në to, e vetmja paqartësi është se a dëshiron opozita ta kap si faqesi apo si plaçkitës.
AIM,Podgoricë, 19. 9. 2000.
(Nga korespondenti i AIM-it nga Beogrdai)
Të hënën, më 11 shtator, Komisioni Federal Zgjedhor kumtoi se trupi elektoral i RF Jugosllavisë numëron diç më shumë se 7.8 milion qytetarë. Sipas vlerësimeve të ekspertëve për statistikë dhe demografi, që nuk janë të afërt me pushtetin, paraqitja e rreth 200 mijë votuesve të ri nuk mund të sqarohet përmes dokumenteve të prezentuara publikisht as tu besohet të dhënave për shtimin e popullësisë. Për interesa të veta regjimi është mbështetur në trendet demografike të shqiptarëve nga Kosova, ku regjistrim valid të popullatës praktikisht nuk ka pasur që nga 1981 ndërkaq nga 1974 u korigjua madhësia e trupit zgjedhor dhe pa marrë parasyshë saktësinë e korektimit, kjo mund të ketë vetëm një kthesë praktike, të lehtësojë manipulimin e vullnetit zgjedhor të qytetarëve ose thënë thjeshtë të bëjë të lehtë vjedhjen e votave në këto zgjedhje. Gjatë dhjetë viteve të kaluara, Milosheviqi nuk ka treguar delikatesë ndaj hapave të tij dhe “partnerëve”, të cilët para se të mbaheshin zgjedhjet i kanë siguruar fitore madhështore, duke filluar që nga referendumi i dhjetorit 1989, kur u forcuan pozitat e kryetarit të Serbisë, në të cilin, sipas të dhënave të publikuara “dolën 104 përqind të votuesve të regjistruar”. Ai mjeshtërisht manipuloi opozitën e dobët dhe të përçarë, të cilën kryesisht e mundi nw nacionalizëm dhe populizam, duke arritur kështu Millosheviqi, në vitet që pasuan, të përsoste metodat zgjedhore të fitores.
DORA NË XHEPIN E HUAJ: Manipulimi i votave që ndryshon përcaktimin votues të qytetarëve dhe vjedhja e tyre nuk mund të dëshmohet pa prezencën e opozitës në mbykqyrjen e listave votuese dhe pa praninë e tyre në kontrollimin e zgjedhjeve. Indikacionet e qarta rreth punëve të ndyta me listat zgjedhore prej kohësh ishin të fuqishme në Kosovë, ku regjimi i Millosheviqit që nga fillimi kishte përkrahje të fuqishme, veçmas pasi arriti të menjanonte shqiptarët që të dilnin në zgjedhje. Prej këtu rrjedh edhe "paradoksi" që kryetari i tanishëm i Serbisë, Milan Milutinoviq fitoi kundër kandidatit Voisllav Sheshelit pikërisht në Kosovë me votat e shqiptarëve.
Ky “sistem i fitores” filloi para katër vitesh, kur regjimi në mënyrë të çuditshme “bindshëm” fitoi zgjedhjet federale dhe, gjë e papritur edhe për opozitën, më pas humbi në rrethin e dytë të zjedhjeve vendore në Serbi. Thënë shkurt, humbja në 40 komunat më të mëdha erdhi shkaku i tre faktorëve kyç. Kremtimi i një fitoreje tjetër në vargun e të shumtave të fryra aq shumë nga mediat shtetërore nuk stimuloi trupin elektoral të regjimit të dilte në rrethin e dytë zgjedhor. Nga ana tjetër, një pjesë e opozitës mblodhi fuqi që në zgjedhje të dilnin të bashkuar dhe për një pjesë të vendvotimeve, diçka më pak se dy të tretat, të siguronin kontroll në votime. Më në fund, duke pritur edhe një fitore të padyshimtë, mediat shtetërore tërë ditën dhe natën raportuan rreth daljes në zgjedhje dhe rezultateve nga vendvotimet. Kur dalja në zgjedhje u bë e qartë, aktivistët e regjimit u përkulën: në tentimin e hapur për “të shpëtuar fitoren” u falsifikuan mijëra procesverbale. Vjedhja e paturpshme nxorri në dimrin e 1996/97 qindra mijëra njerëz në rrugë; Milosheviqi iu kundërvu me koordone policore, derisa me presionin e Bashkësisë evropiane dhe tensionin e protestave të qytetarëve ishte i detyruar, së paku pjesërisht, ta pranonte humbjen.
NË KËRKIM TË OPTIMIZMIT: Sot, katër vjet pas, pushteti lokal në kontroll të opozitës vlen pak sepse në ndwrkohw Millosheviqi kompetencat e saj i kaloi tek qeveria e Republikws dhe tek Kuvendi krejtwsisht i dwgjueshwm i pwrbwrw nga radikalwt e Sheshelit dhe deputetwt e partive të çiftit bashkëshortor Millosheviq-Markoviq, pra socialistët dhe ata të JUL-it. Gjithnjë konsekuent në interpretimin e tij për legjitimitet Milosheviçi përmes një procedure mëse të dyshimtë të Kuvendit të Jugosllavisë duke ndërruar kushtetutën e shtetit federal e futi nw terren edhe Malin e Zi, kurse duke instaluar zgjedhjen e drejtëpërdrejtë të kryetarit të RFJ-së vetvetes t'i siguronte qëndrim në pushtet. Deri tek fundi i vitit të kaluar dukej se Millosheviqi mbijetoi politikisht me bombardimet e NATO-s dhe protestave lokale të qytetarëve të ballafaquar me pasojat e rënda shkaku i mënyrës së mbrojtjes së Kosovës, teritorit shtetëror, sovranitetit, bile edhe në OKB si instrumenti më i lartë ndërkombëtar i paqës. Propaganda mediale e rindërtimit dhe ndërtimit të shtetit, nuk arriti, siç duket, efektet e planifikuara. Thjesht nuk mundet të ndërtohet vazhdimisht e shkatërruara pa u bërë fare pyetja nga ana e shikuesit pasionant, dëgjuesit apo lexuesit të mediave të Millosheviqit se kush ishte ai që i rrënonte dhe pse. Qëndresa përmes "mëditjeve të solidaritetit” që ripërtrirja t'i ngarkohej udhëheqësisë së mençur të së majtës në pushtet nuk e korigjoi disponimin e qytetarëve që jetojnë me nga tetëdhjetë marka në muaj, shkaktoi të kundërtën.
Më në fund kësaj rradhe regjimi nuk arriti të pamundësonte bashkimin e vështirë dhe të gjatë të opozitës serbe, kryesisht i detyruar nga presioni i opinionit publik që, gjykuar sipas të gjitha hulumtimeve, nga fillimi i dha përkrahje dyfish më tepër opozitës së bashkuar se sa ndonjë lideri individualisht. U pa se largimi "principiel" i Lëvizjes serbe të ripërtrirjes nga ky grupim nuk ndikoi në përkrahjen ndaj konglomeratit prej 18 partishë politike, organizatave rajonale dhe sindikale që vetes ia dha emrin Opozita Demokratike e Serbisë (DOS), e cila vendosi për kundërkandidat të Millosheviqit në zgjedhjet për kryetar të shtetit jugosllav të nxirrte Vojisllav Koshtunicën. Të gjitha hulumtimet e opinionit publik gjatë katër muajve të kaluar evidentuan rritje të çuditshme të rejtingut për DOS-in, edhe më tepër për Vojisllav Koshtunicën si kandidat për kryetar.
PËRGATITJA E TERRENIT: Milosheviqi tashmë haptazi vendosi të shpallte zgjedhje veçmas duke pasur para vetes rezultatet e hulumtimeve të pranverës që treguan se ka përkrahjen më të madhe se sa çdo lider i opozitës. Ky fakt, sipas mendimit të shumicës së analitikëve opozitarë dhe të pavarur, bindja se bisedimet rreth bashkimit të opozitës do të përfundonin në një dekompozim të ri ose korruptimi i inferiores SPO (Lëvizjes Serbe të Ripërtrirjes), do t'i siguronin Millosheviqit fitore rutinore në zgjedhje. Përgatitet terren edhe për një fitore të Millosheviqit, megjithatë, kësaj rradhe shumë të ndërlikuar dhe shumëanëshme si në asnjëherë deri më tani. Tentimet e organizatave joqeveritare për shoqëri civile që të animojnë trupin elektoral, veçmas gratë dhe atë pjesë popullate që do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë të drejtën e votës ose sipas “recetës kroate”, të përgatisnim qytetarët për rolin e “vëzhguesve vendas”, Milosheviqi i pengoi me akcionin juridiko-policor që praktikisht i hodhi në ilegalitet. Nga ana tjetër u bëri thirrje për mbykqyrje të zgjedhjeve miqve të “besueshëm”, Dumës ruse, Indisë dhe Kinës. Komisioni federal zgjedhor është në kundërshtim me të drejtën për zgjedhje. Madje edhe atë jugosllave kur ka vendosur që për zgjedhjet për kryetar të shtetit jugosllav, të dyja zgjedhjet parlamentare jugosllave dhe zjedhjet vendore të shfrytëzohet një certofokatë nga lista zgjedhore. Në këtë mënyrë qytetari i cili vendos të votojë vetëm në zgjedhjet presidenciale rrezikon që të jetë “i rrethuar” gjatë ardhjes në vendvotim kurse e drejta e tij e pashfrytëzuar për votim të keqpërdoret edhe në zgjedhjet tjera.. Listat zgjedhore nuk i janë dhënë për kontroll opozitës, gjithashtu edhe listat e shtypura votuese. Përvoja nga zgjedhjet e vitit 1996-87 tregon se në shumë vendvotime janë gjetur më shumë fletvotime se sa personat e evidentuar, madje edhe fakti se disa kaherë kanë vdekur, të tjerë janë shpërngulur ose kemi qytetarë të paraqitur disa herë.
REZERVOARET E VJEDHJES: Madhësia e këtij rezervoari për manipulim është vështirë të paramendohet. Nga ana tjetër, "bashkangjitjen” e gjithë Kosovës njësive zgjedhore në Vranjë dhe Prokuple, mjediseve ku relativisht ka përkrahje të fuqishme, regjimi në lojë zgjedhore sërish futi më së paku një milion vota "shqiptare", si pjesë e trupit elektoral që përmes abstenimit i mundësuan “fitore” të konsiderueshme zgjedhore Millosheviqit dhe kandidatëve të tij në të gjitha zgjedhjet e deritanishme.
Vendimi i autoriteteve malazeze që zgjedhjet federative të mos i pranojë, ashtu siç nuk e pranon “Kuvendin federativ” të Millosheviqit dhe ndërrimet më të reja kushtetuese, por me qëndrimin se nuk do t'i pengojë qytetarët e vet të marrin pjesë në zgjedhje, i mundësuan Millosheviqit një rezervoar votash. Kështu, që më parë votat e “fituara” të shqiptarëve të Kosovës dhe atyre malazeze i sigurojnë Millosheviqit para se të hapen vendvotimet 38 deri 43 deputetë nga 138 deputetë në dy kuvendet federative. “Rezervoar të tretë plotësues” paraqesin refugjatët nga Kosova, të cilëve iu është mundësuar të votojnë kudo në Serbi. "Sëpaku përmes fjalëve " do të thotë se regjimi nuk do t'i impulsojë që të votojnë në të vërtetë, duke llogaritur se një numër i vogël do ta përkrahin Milloshevin, veçmas siç tregon përvoja me refugjatët. Qëllimi i regjimit është që me votat e tyre të shërbehet veçmas ditëve të fundit, pra me 350 mijë refugjatë nga Kosova në Serbi, gjithsejt 187 mijë, jo vetëm të rritur, të evidentuar. Në rast se gjitha këto vlerësime janë të sakta regjimi këtë javë në zgjedhje do të dalë duke u bazuar në përkrahje të trupit të vet zgjedhor dhe "rezervës" që mund të jetë mbi një milion “vota”.
VJEDHJE APO PLAÇKITJE: Në shifrat e përmendura nuk është llogaritur ai numër i fletëvotimeve të plotësuara të cilat zgjedhësit më 24 shtator do t'i hudhin në kuti. Ekzistimi i "fletëvotimeve të rrethuara " është dëshmuar që në zgjedhjet e vitit 1996/97. Fjala është për punëtorët e ndërmarrjeve të mëdha shtetërore, të cilëve iu dhanë para zgjedhjeve fletëvotime me emra të rrethuar. Ata ishin kërcënuar se do të largoheshin nga puna në rast se nuk kthenin fletvotimin e zbrazur të marrë në njësinë zgjedhore pasi të kishin hudhur fletën votuese në kuti, si dëshmi se “votën” e njëmendtë e kishin përdorur. Zërat për shpërndarjen e shpejtë të sasive të mëdha të listave të plotësuara votuese përhapen me të madhe ditëve të fundit, por si të gjitha punët tjera përçmuese është vështirë që të vërtetohen dhe dëshmohen.
Nga ana tjetër, opozita llogarit në pakënaqësinë e të gjithëve, jo vetëm qytetarëve të përcaktuar për opozitën, për të kufizuar manipulimet e mundshme zgjedhore. Edhe pa Qendrën për zgjedhje të lira dhe demokraci (CeSID) 12 mijë vëzhguesit e ushtruar të së cilës nuk do të mund të kontrollojnë zgjedhjet nuk do të mund të pengohen të jenë para vendvotimeve, që të vërtetojnë se së paku a kanë qenë të hapura, thotë Zoran Luçiq (CeSID). Opozita llogarit se vjedhjen masive të votimeve do ta pengojë me praninë e anëtarëve të vet në këshillat zgjedhor në gjithsejt 10 mijë vendvotime në RFJ. Dragor Hiber (DOS) vlerëson se opozita do të ketë përfaqësuesit e vet në 95 përqind të vendvotimeve, kurse Miladin Kovaçeviç (Lëvizja e ripërtirjes serbe - SPO) pohon se do të “mbulohen” gjitha vendvotimet.
Pa marrë parasyshë padurueshmërinë brendaopozitare, të gjithë pajtohen në vlerësimin se vetëm dalja masovike e qytetarëve në zjedhje mund të pengojë manipulimin e votimeve që do ta cenonte vullnetin e zgjedhësve. Ekspertët pajtohen se kufiri përtej të cilit do të jetë shumë rëndë është vendosur tek shifra rreth 4,2 milionë votues. Nëse më 24 shtator votojnë 4,5 milionë qytetarë, vlerëson Miladin Kovaçeviç, ekspert për çështje të matematikës zgjedhore. regjimi do ta sigurojë fitoren me vjedhje prej 12 deri 15 përqind, gjegjësisht mes 500 deri 700 mijë vota. Profesori i Fakultetit të Matematikës në Beograd dhe anëtarë i Komisionit federal zgjedhor të vitit 1996/97, Zoran Luçiç, konsideron se gjatë daljes së 4,5 milionë votuesve manipulimi i votave jo vetëm që do të paraqet vjedhje masive, por edhe zmadhim “në letër” të qytetarëve që kanë dalë në votime. Për pesë milionë vota, vjedhja praktikisht është e pamundshme.
SHTHURJA: Dalja masovike e votuesve e vështirëson apo e pamundëson vjedhjen, por jo edhe mënyrën kur hajni nuk tenton të fsheh atë që bën, konsideron Dragor Hiber, shef i ekipit juridik të opozitës gjatë vitit 1996/97 dhe shumë i merituar për zbulimin e vjedhjes së atëhershme zgjedhore. "Athua kusaria do të mund të ketë sukses, deri kur kusari do të mund ta mbajë plaçkën e vet, cilat mjete do të detyrohet t'i përdor që ta mbajë, cilat mjete të vjedhura do t'i përdor që të kthejë plaçkën, kjo është temë për një diskutim krejtësisht tjetër ", përfundon Hiber.
Dhjetë ditë para zgjedhjeve, hulumtimet e Strategic Marketingut kanë vërtetuar prognozën e njërit prej ekspertëve më eminent të opinionit publik, Dr. Vladimir Goatija, se në zgjedhje do të dalin rreth 80 përqind nga trupi votues. Është shënuar rritje të mëtejshme e popullaritetit të Vojisllav Koshtunicës. Regjimi është i vetëdijshëm se me tentimin për vjedhje vë në pikëpyetje edhe përkrahjen e Rusisë, Kinës ose Indisë për legjitimitetin e qeverisë së tanishme. Së këndejmi, me kumtimin e të dhënave të reja rreth numrit të përgjithshëm të votuesve dhe akuzave nëntokësore të opozitës për të gjithë banorët e skamur në dhjetë vitet e kaluara, është përforcuar represioni i regjimit ndaj gjithë organizatave për shoqëri civile dhe rezistena e regjimit ndaj çdo tentimi për të animuar votuesit të vendosin për të ardhmen e tyre.
AIM Podgorica
ALEKSANDAR CIRIC