Ari kroat nga Bullgaria
AIM, Zagreb, 19.9.2000.
Kroacia në Sidnej fitoi medaljen e parë të artë olimpike në sportet individuale, fituesi i së cilës ishte peshëngritësi Nikolaj Peshalov nga Pazarxhiku i Bullgarisë. Ballinat e gazetave kroate u mbushëm me lëvdata për medaljen e artë dhe rekordin e ri botëror (gjithsejt 325 kilogram, hudhje dhe shkëputje, në kategorinë deri 62 kilogram), por njëkohësisht në shumicën e nëntitujve paraqitet fakti se Peshalov nuk është kroat, se nuk ka lindur këtu, as jeton në Kroaci. Së paku, pas disa vite të asaj ndarjeje të vjetër, opinioni i gjërë i “romantikëve” nacionalist dhe gjithë të tjerët, përmes këtij rasti morrën injeksionin më të nevojshëm të terapisë. Edhe kryetari më i skajshëm shovinist i Komitetit Olimpik të Kroacisë, Antun Vrdoljak, më në fund ishte i detyruar të përshëndeste suksesin e Peshalovit dhe në masë të madhe të shkoj barkas.
Nikolaj Peshalov para katër vitesh erdhi në Kroaci dhe me ndihmën e disa entuziastëve të këtushëm, të klubit sportiv kryesisht ekzotik, mbeti në Split dhe atë në masë të madhe me shpenzime të Goran Ivanisheviçit. Peshalovi kishte probleme me Lidhjen nacionaliste të peshëngritjes, kurse Kroacia taktizoi derisa me bullgarin nuk u arrit marrëveshja e shitblerjes së fituesit të medaljes së argjentë dhe të bronztë nga Barcelona dhe Atlanta, në vlerë prej 50 mijë dollarësh amerikanë. Megjithatë, sportisti i madh edhe mëtej u ballafaqua me problemet ekzistenciale - elementare; gjatë qëndrimit në Split flinte në zyrat e klubit ose tek miqtë, kurse për shpërngulje të familjes së tij nga Pazarxhiku as që mund të mendonte, gjersa përkohësisht iu ofrua oferta e vrazhdë për punë nga ana e palës zyrtare kroate – Peshalov nuk fitoi medaljen olimpike për Kroacinë. Si ai deri dje ishin vetëm Ivanisheviqi dhe disa shokë anonim të klubit të tij.
Në ndërkohë, Antun Vrdoljak reklamoi sportin nacional në mënyrën e tij të vjetër, si në kohën e bisedimeve rreth basketbollistëve amerikan në Kroaci: "Çdo djelmosh yni dëshiron të jetë Kukoç ose Ragja, por nuk njoh asnjërin që dëshiron të jetë zezak!" Kryetari i Komitetit Olimpik Kroat dhe anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë shfaqi zemërim dhe gjithashtu u bëri thirrje punëtorëve të shquar kroat të sportit shkaku i fotografisë jokualitative të gjakut, kurse shumica e gazetarëve sportiv heshtazi e miratuan qëndrimin e Vrdoljakut, pra edhe mëtej duke u dhënë përparësi kritereve nacionale ndaj rezultateve sportive. Në këtë situatë të ngatëruar vuajtën ndonjëherë edhe sportistët “kroato-kroat” që nuk u prezentuan në disciplinat “tona” tradicionale, sikurse janë futbolli ose basketbolli. Vet Nikolaj Peshalov disa vjet përkundej në fundin definitiv të shkallës së prioriteteve, por duke ngritur në treningje peshat gjithnjë më të rënda dhe gjithnjë më mirë.
Kështu "vëllaçkoja" nga Spliti, të dielën, më 17 shtator të vitit 2000, me një superioritet impresiv mposhti gjithë kundërshtarët e tij dhe e detyroi Antun Vrdoljakun t'i organizojë një pritje solemne në shtëpinë olimpike kroate në Sidnej. Edhe këtu Vrdoljak luajti një rol mesatar, duke paralajmëruar zgjidhjen e problemit të banimit për kroatin e natyralizuar, kurse ky lajm sheshazi ishte më i shkëlqyeshëm se sa medalja e artë. Në pyetjen e marrë të gazetarit të Televizionit kroat: "Kush është Nikolaj Peshalov?", tashmë peshëngritësi i lavdishëm u përgjigj me trishtimin e një kampioni: "Nikolaj Peshalov është njeri që nuk ka ku të banojë dhe njeri që në sport fitoi gjithçka"... Në të ardhmen ekzistenca cullake krahasuar me të artën, padyshim vetëm të Peshtalovit, e assesi biznismenëve hipokrit sportiv, na imponon në emër të këtij bullgari të ndjejmë dhimbje pse nuk e vazhdoj ikjen e tij me kohë për në Perëndim që të pasurohej shumë më tepër.
Antun Vrdoljak në vazhdimësi me deklaratart e dikurshme mbeti tek një lament i margjinalizuar: "Shpresoj se kjo nuk do të jetë medalja e vetme kroate". Jo për atë se ai dëshiron më shumë medalje për vendin e vet, por pse i vjen keq vetëm së menduari, se dekorata më e lartë individuale mundet së pari të udhëtojë atje tek një Pazarxhik. Sllav i jugut dhe padyshim pravosllav (ortodoks). Në deklaratat tjera Vrdoljak mohoi vetveten, por kjo mes nesh edhe ashtu nuk është mëkat që në karierën sportive - politike dhe në nomenklaturën jozyrtare shoqërore që paguhet shtrenjtë. Por nga janë drejtuar shpresat e mbetura për një medalje të re të artë olimpike? Së pari në vaterpolo, siç u shpreh kryetari i Komitetit Kroat Olimpik, apo në sportet tjera? Ishte më parë, në mënyrë të tërthortë si gjyshe e pavdekur e Vrdoljakut mu si në ëndrrat e Loncarusit, e jo prognozë reale dhe vlerësim të mundësive aktuale.
Vaterpolistët kroat sot prezentojnë emblemën e sportit tonë ekipor, njërin nga ata me top, me të cilin ekskluzivisht pretendon, më duket që nga shekulli i shtatë. Megjithatë, këtu kroatët mund të pengojnë kundërshtarin e mundshëm më të egër, armikun e paqës, që pikërisht Antun Vrdoljak e vendosi në majën e vetmuar të listës së tij të dëshirave: "Më shumë do të dëshiroja të mposhtim Jugosllavinë në çerekfinale e pastaj të humbim se sa pa atë fitore të marrin medaljen e artë". Jugosllavia gjatë dy viteve të fundit koncentroi gati gjithë kualitetin e vaterpolos në një ekip vendas, sikur përgatitej të prishte llogaritë e Vrdoljakut. Ai klub, "Beçej", në këtë moment paraqet kolektivin më të fuqishëm të vaterpolos në këtë planet, dhe është më se e mundshme që pikërisht lojtarët e tij pabesisht t'ia plaçkisin Kroacisë edhe medaljen e artë. Nëse jo, këtu është ende Hungaria e fuqishme, Italia
Pa marrë parasyshë se Kroacia ka ligën më të fortë në botë për vaterpolo – kombet e pasura për lojën në ujë gjithnjë e më pak interesohen – është fakt se edhe medalja e bronxtë për kombëtaren do të ishte sukses i madh. Futboll olimpik nuk kemi, hendbolli ka marrë teposhtëzën, basketboll fare nuk kemi, volejboll (meshkujt) thuajse asnjëherë nuk kemi pasur. Fuqia e vërtetë e sportit kroat në Olimpiadën e Sidnejit qëndron tek sportistët dhe sportet që në sytë e vrdoljakave tonë paraqet vrimën e fundit të kavalles. Fjala është për notin dhe lundrimin, të cilët do të nxitnin vëmendjen e opinionit publik kryesisht nëse do të sjellnin ndonjë të artë nga kupa botërore dhe do të klithnin rreth kushteve të vështira për trajning në atdhe. Siç nuk është pritur janë të shumtë në Olimpiadë edhe atletët kroatë, të cilët udhëtuan për në Australi vetëm me meritën e normës së plotësuar olimpike.
Nga të gjithë sërish nuk është korrekte të presin medalje të artë. Për notuesit (p.sh. Gordan Kozulj) ose lundruesit (p.sh. në tetëshe) e bronxta, me të cilën nuk do të koriteshin vaterpolistët, për këto do të ishte pak çudi. Ndërkaq për volejbollistët apo atletët do të ishte një çudi e paparë. Në sport Kroacia hyri ngadalë dhe objektivisht ngadalë zvogëlohet, për turp mbi pritjet zyrtare. Kthesa stilistikore dhe përmbajtësore në sportin kroat ndryshoi rrënjësisht duke u mbartur rëndësia e sporteve ekipore tek ato individuale, nga të pasuruarit ritmik “nacional” tek “të huajit” e lënë pas dore, kurse kjo vetvetiu kjo është fitore individuale e përkushtimit mbi idhujt e shumtë kolektiv. Nëse duhet kërkuar rëndësinë e medaljes së artë të bullgarit për shoqërinë simpatizante kroate atëherë kjo gjithsesi do të ishte mision i pavetëdijshëm iluminist në sferën e sportit të fshirë nga kiçi nacional. Kështu që vetëm Peshalovit, edhe pak kohë, do t'i ngel në mendje banesa kryesore.
AIM Zagreb
IGOR LASIC